Volejbollistet e skuadrës përfaqësive të Bullgarisë humbën mundësinë të klasifikohen për çerekfinalet e Kampionatit Evropian në Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Bullgaret humbën nga ekipi i Rusisë me 2:3 në ndeshjen e fundit nga Grupi C. Kështu ato përfunduan në vendin e dytë në klasifikimin definitiv me 2 fitore, 1 humbje dhe 5 pika dhe do të luajnë në lojërat shtesë për Kampionatin e sivjetshëm Evropian. Rival i tyre do të jetë ekipi i cili do të klasifikohet i treti në Grupin A. Ai do të jetë i qartë pas ndeshjes midis Azerbajxhanit dhe Gjermanisë sonte më vonë. Ndeshja e lojërave shtesë do të jetë ditën e mërkure më 27 shtator.
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..
Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e..