Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari kazusi “Katalonja” është i pamundshëm, por përsëri provokon shqetësime

БНР Новини
Foto: BGNES

Qindra njerëz protestuan të dielën në Barcelonë kundër pavarësisë së provincës spanjolle Katalonjës nga Spanja. Para kësaj Kryeministri Mariano Rajoy paralajmëroi se Madridi nuk do të lejojë shpalljen e njëanshme eventuale të pavarësisë nga ana e autoriteteve katalane. Nga fillimi i muajit, kur në provincën spanjolle u zhvillua referendumi për pavarësi, atje ndodhen më se 4 mijë policë dhe ata do të qëndrojnë atje deri sa normalizohet situata.

Reagimet ndërkombëtare të lidhura me këtë problem janë të përmbajtura dhe duket se të gjithët presin zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Kjo është në fuqi edhe për pozitën e Bullgarisë, po të kemi parasysh se deri tani nuk ka deklaratë zyrtare, me përjashtim të një reagimi të lidhur me komentet kritike të futbollistit bullgar Hristo Stoiçkov kundër veprimeve të policisë spanjolle në ditën e referendumit. Në fakt Ministria e Punëve të jashtme ishte e detyruar të reagojë, sepse Hristo Stoiçkovi është konsull nderi i Bullgarisë në Barcelonë. Ministria u distancua nga fjalimi i tij, që prezanton një pozitë personale. “Bullgaria respekton rendin kushtetutës dhe tërësinë e Spanjës, epërsinë e ligjit dhe parimet e shtetit të së drejtës si vlera kryesore për secilin shtet-anëtar të Bashkimit Evropian” – thuhet në reagimin e Ministrisë bullgare. Në të gjithashtu shprehet shqetësimi rreth përshkallëzimit të tensionit në Katalonjë dhe bëhet thirrje për kapërcimin e tij me anë të dialogut politik në përputhje me legjislacionin e Mbretërisë së Spanjës.

Jo zyrtarisht komente bënë dhe disa politikanë. Deputeti nga Parlamentit Evropian Angall Xhambazki për shembull komentoi se skenari “Katalonja” tek ne është i pamundshëm, sepse në Kushtetutën tonë është shkruar në mënyrë të qartë se Bullgaria është një shtet i vetëm (unitar) me vetëqeverisje vendore, në të cilin nuk lejohen ndarje territoriale. Mirëpo ai komentoi gjithashtu se kazusi i Katalonjës nuk është vetëm spanjoll, por është evropian. 

Dhe po ta pranojmë pohimin e fundit si të vërtetë, atëherë kazusi Katalonja na prek drejtpërsëdrejti, sepse ai vë në dyshim unitetin e Bashkimit Evropian, prej të cilit ne jemi pjesë. Shkelja e tërësisë së shteteve kudo në botë, nuk është një proces i njëhershëm, por është i vazhdueshëm, tepër serioz dhe i dhimbshëm, i cili detyrimisht ndikon rajonet përreth.

Kujtimi për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në Bullgari akoma është i gjallë. Si rezultat në hartën e Evropës u shfaqën Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia. Megjithëse nga pikëpamja juridike federata jugosllave lejonte mundësinë për daljen e secilës prej gjashtë republikave, mëvetësinë e tyre shtetet e reja e arritën pas konflikteve të rënda dhe luftërave. Dhe pavarësisht se është një shtet i pavarur, Maqedonia akoma nuk ka fituar njohje zyrtare për emrin e saj, kurse Bosnjë e Hercegovina vazhdon të jetë një protektorat ndërkombëtar. Pasi për një periudhë Kosova funksiononte si protektorat ndërkombëtar, ajo tashmë është shtet i pavarur, mirëpo edhe ajo nuk e ka njohjen e të gjitha shteteve. Lidhur me kazusin e Katalonjës Beogradi filloi të kritikojë Bashkimin Evropian për këtë se për çështjen e provincës spanjolle aplikohet një standard, i cili ndryshohet nga ai i aplikuar për rastin e Kosovës.

Në hapësirën publike në Bullgari ngjarjet në Katalonjë kanë edhe një aspekt tjetër, i cili edhe më shumë i ashpërson shqetësimet.  Në Spanjë sipas të dhënave jozyrtare jetojnë rreth 300 mijë bullgarëve, një pjesë prej të cilëve jetojnë në Katalonjë. Dhe me siguri situata atje do t’i prek negativisht ata. Prandaj jo vetëm politikanët tek ne, por të gjithë qytetarët bullgar presim me shpresë zgjidhjen e favorshme të krizës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD