Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave shënon 148 vjet nga krijimi i saj

Foto: BTA

Me një mbledhje solemne në Sofje Akademia Bullgare e Shkencave shënoi 148 vjet nga krijimi i saj. Disa projekte të shkencëtarëve të rinj u dalluan me diploma në kuadrin e “Programit për ndihmë të shkencëtarëve të rinj”, realizuar bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Akademia Bullgare e Shkencave është organizata më e madhe shkencore në vend dhe përbën një strukturë autonome shkencore, me një sërë institutesh shkencore dhe hallka të tjera më vete. Është themeluar në fillim si Shoqëri Letrare Bullgare në qytetin Braila të Rumanisë (1869). Në vitin 1878 shoqëria u zhvendos në Sofje, kurse në vitin 1911 mori emrin “Akademia Bullgare e Shkencave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 majin

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në Bullgarinë Lindore do të..

botuar më 24-05-04 6.30.MD

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi nivelin e detit, mbulesa e borës arrin 5-10 cm. Sipas parashikimit të motit të Institutit Kombëtar..

botuar më 24-05-04 11.36.PD

Mbledhja e fundit e lyerjes së vezëve të Pashkëve në kryeqytet

“Gjithçka ofrohet – bojëra, materiale harxhuese, vezë. Do të ketë shumë lojëra dhe argëtime të ndryshme si për fëmijët më të vegjël ashtu edhe për adoleshentët më të mëdhenj”, tha Maria Tonchina nga fondacioni. Fëmijët e kombësive të..

botuar më 24-05-04 11.06.PD