Në Sofje filloi mbledhja e Asamblesë së 14-të Ligjore të Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU), mikpritëse e së cilës është Radioja Kombëtare Bullgare.
Përshëndetje ndaj pjesëmarrësve drejtoi Zëvendësministri i Kulturës Rumen Dimitrov, duke thënë se Bullgaria do të jetë qendra e dialogut dhe kompromiseve të arsyetuara, ku do të argumentohen qëllimet e tregut të vetëm digjital, ku do të mbrohen të drejtat e autorëve dhe të drejtat e tjera të ngjashme në mediat publike.
Në fjalimin e tij gjatë çeljes së mbledhjes drejtori i përgjithshëm Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev tha se digjitalizimi është e ardhmja e radios, sfidat e lidhura me digjitalizimin janë të shumta, por njëkohësisht ai jep shumë mundësi dhe përparësi për shërbime më të mira. Sipas tij do të bëhet çmos për implementimin e radios digjitale (DAB+) në tregun bullgar.
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të..