Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përshkallëzohet konfrontimi për temën e korrupsionit

Politikanët nuk arritën mirëkuptim në mbledhjen e Këshillit Konsultativ tek Presidenti
Foto: BGNES

Gjatë kësaj jave u zhvillua mbledhja e dytë e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare e lidhur me domosdoshmërinë për masa legjislative kundër korrupsionit. Mirëpo ajo nuk i arriti rezultatet e pritura. Presidenti Rumen Radev shpalli se nuk ka mirëkuptim për rolin dhe funksionet e organit të ardhshëm që duhet krijuar për kundërvënien e korrupsionit dhe për emërimin e udhëheqësve të tij. 

Partia qeverisëse GERB refuzoi ta përkrahë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare për krijimin e një organi hetues për rastet e korrupsionit – diçka që ishte interpretuar nga socialistët si mungesa e vullnetit politik. GERBI hodhi poshtë këto pohime duke shpjeguar se ata nuk mund ta përkrahin opozitën, sepse ideja e saj bie në kundërshtim me Kushtetutën. Pas mbledhjes pati disa episode të akuzave të mprehta reciproke mes partisë në fuqi dhe opozitës. 

Socialistët refuzuan të sanksionojnë deputetin e tyre Georgi Stoillov për lidhjet e tij me arrestimin e të vëllait të tij, të akuzuar për udhëheqjen e një grupi për reketim. Sipas socialistëve mes veprimeve të të dy vëllezërve nuk ka lidhje, kazusi është nga viti 2015 dhe informacioni për të shpallet tani për të tërhequr vëmendjen publike nga akuzat ndaj vetë partisë GERB për nepotizëm në poste të larta shtetërore. GERB-i e hodhi poshtë këtë tezë dhe bëri të ditur se të dy vëllezërit janë ortakë në një firmë tregtare. Nga ana e vet Partia Siocialiste Bullagre kujtoi për ortakëri të kaluara të Kryeministrit të tanishëm Bojko Borisov me figura të biznesit me reputacion të dyshimtë. 

Deputetë të tjerë socialistë lancuan tezën se shefi i hetimit Dragomir Dimitrov ka qenë kushëri i dytë i Kryeministrit. Kjo e fundit u hodh poshtë jo vetëm nga Dimitrovi, por edhe zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave. Kështu konfrontimet mes partive angazhuan edhe pushtetin ekzekutiv. Të gjitha këto ngjarje konfirmojnë ndjenjën për rritjen e tensionit mes pjesëmmarrëve kryesorë në jetën politike. 

Por tensioni nuk është vetëm në marrëdhëniet ndërpartiake. Brenda partive gjithashtu ka tronditje. Pas një jave Partia Socialiste Bullgare  do të zhvillojë kongresin e saj të radhës. Rendi i tij i ditës u pranua me vetëm 4 vota më shumë se votat e domosdoshme dhe analizuesit komentojnë se forumi i lartë i partisë do të jetë një lloj votëbesimi për lideren e saj Kornelija Ninova. Vetë Ninova nuk i hodhi poshtë kundërshtimet e brendshme partiake , mirëpo drejtoi vëmendjen publike tek konfrontimet brenda partisë në fuqi GERB. Sipas saj këto konfrontime janë në sajë të ngopjes me pushtet. 

Mosmarrëveshjet u shtuan, pasi Partia Socialiste kërkoi dorëheqjen e Zëvendësministrit Valeri Simeonov dhe atë të Ministrit të Brendshëm Valentin Radev për shkak të përfshirjes së gardhit përgjatë kufirit mes Bullgarisë dhe Turqisë në objektet strategjike për sigurinë kombëtare. Ndoshta konfrontimi do të vazhdojë edhe gjatë debateve të ardhshme për miratimin e buxhetit shtetëror për vitin 2017. Me sa duket fundi i vitit do të jetë i nxehtë.

Autor: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..

botuar më 24-05-11 5.55.PD

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD