Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i verës dhe ai kulinar do të inkurajojnë interesin e turistëve në brendësinë e Bullgarisë

Ministrja Angellkova
Foto: BGNES

Popullarizimi i turizmit të verës dhe atij kulinar do të inkurajojë interesin e turistëve në brendësinë e Bullgarisë dhe do të ripohojë imazhin e vendit tonë si një destinacion turistik gjatë tërë vitit. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila paraqiti bashkë me Ministrin e Bujqësisë Rumen Porozhanov projektin “Ndaje Bullgarinë”, një iniciativë të përbashkët të dy dikastereve. Projekti përfshin përpunimin dhe popullarizimin e 12 destinimeve të reja turistike për turizmin e verës dhe atë kulinar në Bullgari, të cilat do të shpallen në mes të vitit 2018. Iniciativa “Ndaje Bullgarinë” do të popullarizojë të ashtuquajturin “slow turizëm” (turizëm i ngadaltë). Koncepti i tij është lidhur me ruajtjen e traditave dhe kulturave, kurse theksi vihet te ushqimi vendas, vera dhe zakonet, tha gjithashtu Angellkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD