Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare prezanton vepra të traditave të ndryshme kombëtare

Foto: Ani Petrova

Në koncertin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare më 3 nëntor nga ora 19.30 në sallën “Bullgaria”, nën shkopin e dirigjentit Mark Kadin, do të dëgjojmë vepra emblematike kombëtare. Mes tyre është suita simfonike “Valle trakase” nga Petko Stajnovi - vepra e parë e konsiderueshme në biografinë e klasikut bullgar, të krijuar menjëherë pas përfundimit të Konservatorit të Drezdenit gjatë vitit 1925. Në fillim pjesët janë 3 - të frymëzuara nga vallet “Pajdushko”, “Rëçenica”, “Horo”. Një vit më vonë autori e shton vallen e arushave “Meçkarsko” .

Në program është përfshiri dhe kryevepra “Vallëzime nga Galanta” të kompozitorit hungarez Zolltan Kodaj. Gjatë vitit 2017 bota shënon 50 vjet nga vdekja e tij. Ajo është  krijuar gjatë vitit 1933, në lidhje me  80 vjetorin nga themelimi i Budapest Philharmonic Society. Dihet se Zolltan Kodaj me dashuri dhe dedikim i përkushtohet  mbledhjes dhe ruajtjes së muzikës folklorike. Dashuria e tij ndaj traditave të  popujve dhe etnoseve të ndryshme le një shenjë të qartë dhe mbi krijimtarinë e tij. Në fëmijëri, kompozitori për një farë kohe jeton në krahinën Galanta/ sot një pjesë nga Sllovakia/, ku dëgjon orkestra cigane. Pas kohe zbulon një koleksion prej valleve popullore hungareze, të botuar në një varg përmbledhjesh gjatë vitit 1800 në Vjenë. Në “Vallëzime nga Galanta” ai përdor tema, të marra nga ciganët e Galantës dhe të cituara në këto përmbledhje. Në afishe janë dhe “Vallëzimet  sllave” të Antonin Dvorzhakut - po kështu mes krijimeve më të njohura dhe të preferuara të këtij përfaqësuesi të shkollës kombëtare çeke.

Koncerti i Orkestrës Simfonike do të fillojë me premierën e “Koncertit për fyell, klarinetë dhe orkestër” nga Teodosij Spasovi. Ai do të ekzekutojë në partneritet me klarinetistin Iljan Iliev, i cili e ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore tek profesori Petko Radev. Ai është klarinetist i muzikës klasike, por akoma si fëmijë ekzekuton me të njëjtin sukses dhe muzikë popullore. Mund të thuhet se bashkëpunimi i tij me Teodosin është "i natyrshëm". Babai i Iljanit-Nikolla Ilievit, një virtuoz i klarinetës është themeluesi dhe drejtues i Оrkestrës Popullore të fshatit Konush. Gjatë vitit 2000 qe botuar dhe një album të Teodosij Spasovit të quajtur “Në tryezë”, në të cilin fyelltari me një famë botërore është në një farë “muhabeti në tryezë” me Nikollën. Ky album, ka mbledhur dialogët e tij më të mira muzikore, të regjistruara aty për aty, fitoi  një vlerësim të lartë nga specialistët dhe adhuruesit e artit të folklorit. Teodosij Spasov tregon se afro 20 vjet mendon për këtë krijim.Muzikë për tu dëgjuar dhe për gëzim - për ne vetë dhe për publikun. Kështu e prezanton ai albumin e tij. Kuptohet, muzika ime përmban dhe shkëndija nga folklori – të cilin unë e dua, me të cilin jam rritur, të cilin e kam mësuar. Dhe mendoj se është shumë mire që këto emlemente të jenë të pranishëm gjithmonë në muzikën, e cila krijohet këtu nën qiellin e Bullgarisë, në tokën e Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përpara" - rikthimi rok i muzikantit Toma Zdravkov

Pas një sërë eksperiencash interesante në zhanre të ndryshme dhe në skena të ndryshme, ishte çështje kohe që Toma Zdravkov t'i kthehej tingullit të papërpunuar rok me një këngë të re. Dhe siç sugjeron vet titulli i saj - "Përpara" – pasi grumbulloi..

botuar më 24-03-12 6.45.PD
Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev,..

botuar më 24-03-11 7.05.PD

"Gjithçka ishte për të mirë"

Në prag të pranverës dy nga këngëtaret e njohura bashkëkohore bullgare - Mihaella Fileva dhe Dara Ekimova - u prezantojnë fansave të tyre një këngë të përbashkët. Përveç faktit që zërat e tyre tingëllojnë së bashku për herë të parë, ato janë edhe..

botuar më 24-03-08 7.45.PD