Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivana Këllvaçeva – provokimet fotografike të një bullgareje

БНР Новини

Njeri i suksesshëm është ai, i cili ka gjetur rrugën e vet profesionale dhe ajo është në harmoni me jetën e tij private. Një njeri i tillë është Ivana Këllvaçeva, fotografitë e së cilës mund të provokojnë buzëqeshje në fytyrat e njerëzve, bile në ditët më të zymta. Në vitin 2001 Ivana dhe bashkëshorti i saj më parë u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj – në Paris, ku ajo ende jeton. Jetën jashtë shtetit ajo e ka filluar nga zeroja. Dhe prandaj ka mësuar shumë gjëra, duke përfshirë edhe këtë:

Se duhet të mbështetesh vetëm në vetveten dhe në njerëzit më të afërm, se njeriu mund t’i bëjë ballë secilës situate të vështirë”.

Снимка

Ivana është kureshtare ta njohë botën, mirëpo për të Bullgaria është rinia dhe fëmijëria dhe gjithmonë me kënaqësi kthehet këtu. Mendon se shteti pak nga pak ndryshohet dhe tendencat janë pozitive, mirëpo ka akoma shumë për të bërë:

Më bën përshtypje se jeta kulturore është duke u zhvilluar. Ka shumë koncerte, shfaqje teatrale... Mirëpo mungon respekti ndaj institucioneve, toleranca njerëzore, pavarësisht se jemi të hapur ndaj komunitetit evropian. Në SHBA dhe në Paris (nuk flas për tërë Francën) ka kultura të ndryshme, jam mësuar me gjërat e ndryshme dhe nuk i vërej. Mirëpo më bën përshtypje se shumë bullgarë nuk pranojnë njerëzit e ndryshëm. Kuptohet se nuk flas për të gjithë bullgarët, sepse këtu gjithashtu ka shumë kozmopolitë”.

Снимка

Në mënyrën dinamike të jetesës Ivana e gjen formulën e saj të përshtatjes ndaj ritmit të jetës në vendet e ndryshme:

Kur kthehem në Bullgari, apo kur ndodhem në Paris apo në SHBA, jetoj kështu sikur nuk kam jetuar në asnjë vend tjetër. Hyj brenda ambientit dhe përpiqem të vërej vetëm të mërën. Kjo është mënyra ime e vetëmbrojtjes, sepse në fakt jam shumë nostalgjike.”

СнимкаHumori, ironia, pikëpamja e ndryshme ndaj gjërave janë ata, të cilat na ndihmojnë më qetë të përballohemi me problemet. Pikërisht humori, ironia dhe pikëpamja e ndryshme i bëjnë fotografitë e Ivanës aq tërheqëse. Në Bullgari ajo punoi si manekine, gjithmonë i kanë tërhequr asaj skena, dritat e projektorëve dhe puna përpara objektivit. Më vonë ajo kuptoi se mbrapa objektivit gjithashtu është shumë interesante. Dhe tashmë 20 vjet ajo nuk ndahet me fotoaparatin e saj.

Për fotografitë e vet ajo shpjegon: “Me objektet takohemi papritmas. Duke ecur më pëlqen diçka, ndaloj dhe fotografoj”. Dhe vazhdon:„Unë nuk përqendrohem rreth elementeve teknike në fotografi. Mund të them se vetëm dokumentoj këtë që e shikoj. Mesazhi im është që të vërejmë detajet. Më ka ndodhur që miqtë e mi francezë, të cilët jetojnë në Paris dhjetëra vjet të më pyesin: “Ku e gjeti këtë”. Kurse unë përgjigjem: “Këtu në lagje”. Jeta jonë është aq e përshpejtuar, ne jemi aq të zhytur në problemet e përditshme, se nuk vëmë re detajet dhe bukurinë e jetës rreth nesh. Për shembull - zgjohesh në mëngjes, moti nuk të pëlqen, ndien të ftohtën. Dhe papritmas para teje shfaqet një ndërtesë – ajo është e zakonshme, në shikim të parë asgjë interesante, por është ndriçuar në mënyrë të përshtatshme. Këto gjëra të vogla na largojnë nga problemet e përditshme dhe e bëjnë jetën tonë më të mirë.”

Nganjëherë Ivana i tejkalon kufijtë e fotografisë dhe atëherë fotografitë shndërrohen në histori të shkurtra provokuese, të cilat ajo i boton në blogun e saj.

Njerëzit gjithmonë kanë qenë interesantë për mua. Në autobus për shembull, apo në dritaret e ndriçuara të apartamenteve të ndryshme. Përpiqem të përfytyroj njerëzit që jetojnë atje, mendoj për marrëdhëniet e tyre, për këtë si jetojnë. Historitë e mia linden kur për herë të radhës shfletoj fotografitë e vjetra. Mendoj për situatat e dokumentuara nga objektivi, për këtë si mund të zhvillohen ato.

Me galerinë e fotografive të Ivana Këllvaçevës shpresojmë se do të përmirësojnë humorin tuaj! Dhe mos harroni të përqendroheni tek detajet!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD