Bullgarët nëpër botë ëndërrojnë të mund të dëgjohen në Atdhe

Pavarësisht se janë larg Bullgarisë, ata gjithmonë e mbajnë në zemrat e veta
Foto: arkiv

Bullgarët nëpër botë ëndërrojnë të dëgjohen në Atdhe, u bë e qartë pas sesionit të 8-të të Parlamentit Botëror të Bullgarëve, i cili u zhvillua më 4 dhe 5 nëntor në Sofje. Kjo është një strukturë e cila ka lindur gjatë kohës së Këshillit të Parë të Madh të Bullgarëve në botë gjatë vitit 2008. Në të qe prezantuar dëshira e organizatave joqeveritare civile nga Bullgaria të marrin parasysh dhe të dëgjojnë vullnetin, problemet dhe synimet e bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë nëpër të gjithë botën. U krijua Asociacioni i Bullgarëve nëpër Botë, dhe qe zgjedhur Parlamenti Botëror i Bullgarëve, i cili përfshin 200 delegatë - 100 nga Bullgaria dhe 100 nga diaspora, të zgjedhur për një periudhë 5 vjeçare. Parlamenti ka për qellim të mbrojë të drejtat dhe interesat e bullgarëve nëpër botë.

Në këtë sesion kishim një numër rekord të përfaqësuesve të bullgarëve nëpër botë - 87 prej 100 delegatëve nga jashtë, tregon për Radio Bullgarinë akademiku Grigor Velev, kryetar nderi i Asociacionit të Bullgarëve nëpërBotë. Jashtëzakonisht i lartë qe aktiviteti i tyre - çdo një e tha dhimbjen dhe njëzëri konstatuam se shteti bullgar bën shumë pak ose pothuajse asgjë për diasporën bullgare. Mbi bazën e diskutimeve këtu, tanimë 7 vjet me radhë dërgojmë një Libër të Bardhë me raporte, por nga institucionet nuk marrim përgjigje të paktën se e kanë marrë. Tani do ta dërgojmë dhe deri tek mediet në vend - gjithsesi ndokush do të dëgjojë se cilat janë problemet”.

Mes problemeve ka të tilla të cilat janë të lidhura me nxjerrjen e dokumenteve për prejardhje bullgare, me pakësimin e numrit të njerëzve të cilët deklarojnë prejardhje bullgare në bashkësitë bullgare të formuara historikisht jashtë kufirit, me vështirësi gjatë mësimit të gjuhës bullgare nga të rinjtë në rritje e sipër, për shkak të mungesës së mësuesve e të tjera. “Parlamenti Botëror i bullgarëve është një përkrahje për ata, të cilët jetojnë jashtë Bullgarisë - një mundësi të mund të shprehemi dhe të mund të dëgjojnë problemet tona këtu në Bullgari”, theksoi nga tribuna një delegat nga Moldavia. Një bashkatdhetari ynë tjetër nga Shkupi drejtoi kërkesë për një lidhje edhe më aktive me institucionet qeveritare, që të mund të kthjellohen idetë konkrete të cilat janë të drejtuara ndaj ndalimit të zhdukjes së kombit bullgar. Nga pala bullgare qe prezantuar dhe mundësia që bullgarët nga Ukraina të mund të marrin arsim të lartë  në Universitetin Teknik në qytetin Varna. Sivjet Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shtoi kuotat për të rinjtë nga bashkësitë bullgare historikisht të lindura në Moldavi, Ukrainë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë,  Serbi dhe Maqedoni dhe tanimë në universitetet bullgare mund të arsimohen nga 1000 studentë të tillë. Mbërritja e të rinjve në atdheun e tyre përveç se është një ëndërr e shumëpritur del se është dhe një problem, sepse shpesh ndeshen me kushtet e këqija jetike, për të cilat tregoi Natalia Krasko nga qyteti ukrainas Melitopol.

Natalia Krasko është Doktore në etnologji, jep mësime në lëndën e historisë dhe të etnologjisë në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Melitopolit. Që nga viti 2013 merr pjesë në mbledhjet e Parlamentit Botëror të Bullgarëve:

Ajo të cilën e bën organizata, është të mund të paktën njëherë në vit të takohemi , të mund të ndajmë problemet, të themi se kush çfarë mundet. Ne mbështetemi vetëm tek vetja jonë. Pasi njihemi këtu bëhemi miq dhe në Facebook, këmbejmë përvojë dhe çdo një prej nesh mund të ndihmojë me diçka gjatë zgjidhjes së problemit. Për shembull gjatë vitit 2012 binjakëzuam qytetin Melitopol me qytetin bullgar Sliven, në sajë të këshilltarit komunal Ivan Ivanov, i cili tani është kryetar i Këshillit Publik për Bashkëpunim me Bullgarët nga diaspora besarabo-thauriane. Aktualisht në qytetin Sliven tanimë ka më shumë se 100 bullgarë thaurianë.“

Në intervistën e saj për Radio Bullgarinë Natalia Krasko tregon hollësira kureshtare për jetën e bashkësisë bullgare në qytetin Melitopol, për dëshirën e fëmijëve të mësojnë gjuhën bullgare dhe për rolin e Shoqatës së Melitopolit për kulturën bullgare “Ballkan”, që tanimë 25 vjet punon për ruajtjen e traditave dhe gjuhës bullgare. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një mjek nga Siria tanimë 40 vjet jeton dhe i shëron njerëzit në Bullgari

Një mjek sirian prej 40 vjetëve jeton në Bullgari dhe ka shpëtuar shumë herë jetën e pacientëve të vet. Haddadi, i cili ka lindur në Damask ka zgjedhur të punojë në spitalin e qytetit Gorna Orjahovica, përpara mundësisë për karrierë në një klinikë..

botuar më 17-11-18 1.45.MD

Reporterë televizivë kapin një rom me përvojë mjaft të pasur në mashtrimet

I ulur në mënyrë tepër komode, me kafe dhe cigare në dorë në një nga lokalet  e  qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore), ai sqaron përpara kamerës së transmetimit televiziv “Zotërinjtë e eterit” sesi përpara disa vjetëve i kanë propozuar të bëhet..

botuar më 17-11-18 11.25.PD

Bullgaria nuk do t’i ndalojë automobilat me naftë dhe me benzinë, siç planifikojnë në Angli dhe Francë

Bullgari preferon të ngasë automobil me motor benzine, kurse zbritja prej 4 000 eurove që bëhet për blerjen e një makine elektrike nuk është një motiv i mjaftueshëm për të për të ndryshuar makinën e tij të vjetër. Ky është një investim, të cilin njeriu e..

botuar më 17-11-18 10.45.PD