Tervell Pulev do të ndeshet me një rival shumë të fortë në gala mbrëmjen ndërkombëtare të boksit në Berlin më 11 nëntor. Kundër mbajtësit bullgar të medaljes së bronztë në kategorinë gjysmë të rëndë në Lojërat Olimpike në Londër 2012 do të ngrihet ish-kampioni i Asociacionit Botëror të Boksit (WBA) Valeri Brudov. Rusi ka një përvojë 18 vjeçare në ringun profesional. Ai ka 44 fitore, 30 prej të cilave janë me nokaut. Ai i ka fituar pa precedent 30 ndeshjet e tij të para te profesionalistët, kurse deri tani ka vetëm 13 humbje (8 me nokaut). Për Tervell Pulevin ndeshja e pritur në Berlin do të jetë e pesta në karrierën e tij profesionale. Katër ndeshjet e para ai i përfundoi me nokaut të suksesshëm.
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..