Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inxhinierë bullgarë do të ndërtojnë sistemet hidraulike në pjesën turistike në Kubë

Foto: solwayscuba.com

Një kompani bullgare do të marrë pjesë në ndërrimin dhe ndërtimin e sistemeve hidraulike në Kubë. Kjo bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar për krijimin e një shoqërie të përzier në përputhje me legjislacionin kuban.

Kkompania prijëse bullgare do të propozojë zgjidhjen e problemeve, të lidhura me eksploatimin e  tubacioneve në Kubë, nëpërmjet teknologjive ekologjike "pa gërmime” si dhe me eksploatimin dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të pijshme dhe atyre mbeturinore.

Për këtë qëllim kompania  do të investojë në makina, materiale dhe teknologji. Projektet e para do të kryhen në qendrat historike Trinidad dhe Kardenas, si dhe në vendpushimin e njohur detar kuban Varadero.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD