Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Turqia arrestoi 34 terroristë të supozuar

Foto: dailysabah.com

Gazeta Daily Sabah njoftoi, se policia në Stamboll arrestoi të paktën 34 shtetas të huaj të dyshuar në lidhje me grupazhin radikal “Shtetin Islamik”. Sipas të dhënave të autoriteteve para kësaj të dyshuarit luftuan në radhët e grupazhit terrorist dhe planifikuan të bëjnë atentate. Nuk saktësohet kombësia e të arrestuarve. Pritet, që ata të depërtohen në vendet nga ku e kanë prejardhjen.


Perspektivat për zgjerimin e BE-së në Ballkan janë të mira

Foto: de.wikipedia.org

Komisioni Evropian shikon mundësi të reja për afrim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së vitet e ardhshme. Këtë e njoftoi gazeta austriake “Viner cajtung”. Sipas gazetës perspektiva evropiane e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës janë më të mira. Duke theksuar, se për kapërcimin e skepticizmit ndaj zgjerimit që dominon kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore, do të jenë të domosdoshme disa vite, botimi bënë konkluzionin, se “vendet kandidate janë gati për anëtarësim në BE-në, por anëtarët e tij nuk janë gati”.


Shqipëria asgjësoi tone të tëra armë sovjetike dhe kineze

Foto: en.wikipedia.org

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi, se ushtria përfundoi asgjësimin e toneve municionesh dhe të mijëra armëve, të cilët nuk iu përgjigjen standardeve të NATO-së. Pasi në vitin 2009 vendi u aderua në NATO-në, tani zëvendëson automatët e vjetruar “Kallashnikov” me armë sipas standardeve të aleancës. U asgjësuan 26 000 tonë municione sovjetike dhe kineze dhe më se 100 000 mijë armë të lehta. Mirëpo, dihet, se gjatë trazirave civile në vitin 1997 nga depot ushtarake shqiptare ishin të vjedhur 656 000 armë dhe 1,5 milion plumba. 


Ministri i jashtë serb hodhi poshtë hyrjen e Serbisë në NATO-në

Foto: BGNES

Zëvendës kryeministri i pare dhe ministër i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tha në një intervistë për gazetën ruse “Izvestija”, se vendi i tij mori nga Rusia një propozim të mirë për blerjen e teknikës ushtarake, realizimi i të cilit do të lejojë modernizimin e forcave të armatosura të vendit. Ai hodhi poshtë variantin e hyrjes së Serbisë në NATO-në duke theksuar, se Beogradi “nuk interesohet për aderimin në NATO-në ose në ndonjë pakt tjetër ushtarak” sepse ka ndërmend të ndjekë politikën e neutralitetit ushtarak. Ministri i jashtëm ripohoi se Serbia synon të hyjë në BE-në, por kurrë nuk do të qëndrojë kundër interesave të veta të vendosë sanksione kundër Rusisë miqësore.


Në Turqi zbuluan kontratën më të lashtë martesore

Foto: dailysabah.com

Në qytetin Kajseri gjatë gërmimeve të varrimeve nga koha e Asirisë arkeologët turq zbuluan kontratën më të vjetër martesore, e cila datohet para më se 4000 vitesh. Këtë e njoftoi Deily Sabah. Kontrata përbën një pllakë prej deltine me tekst, sipas të cilit bashkëshortit i lejohet të disponojë një skllave për nënë surrogate, në se brenda dy viteve nuk ka me bashkëshorten fëmijë. Pas lindjes së fëmijës mashkull, gruaja çlirohej. Ekspertë theksojnë, se pllaka prej deltine është rasti i parë i kontratës martesore, në të cilën flitet për shterpësi.

Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD