Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Bullgari

Foto: arkiv

Britania e Madhe është një partnere strategjike e Bullgarisë dhe aleate në kuadrin e NATO-së. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Bullgari Ema Hopkins. Vendi ynë vlerëson lartë përkrahjen e Londrës në realizimin e reformave kyçe në drejtësi dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar tek ne, theksoi zoti Radev. Ai shprehu shpresë, se edhe pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, Sofja dhe Londra do të vazhdojnë bashkëpunimin efektiv në sferat e interesit reciprok si mbrojtja, migracioni, luftimi i terrorizmit, reforma në drejtësi etj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD