Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja bullgare në Montreux Jazz Festival Japan

БНР Новини

Në fillim të nëntorit Vanja Moneva, bashkë me disa këngëtare nga kori, i cili mban emrin e saj, mori pjesë në edicionin japonez të festivalit të njohur të xhazit në Montreux. Themeluesja dhe dirigjente e korit që nga viti 1994 është zonja Moneva, e cila është një prej grave më të njohura në artin modern koral të Bullgarisë. Kori i udhëhequr nga ajo që prej kohe ka fituar njohje ndërkombëtare. Shfaqja e korit në një forum të tillë nuk do ta befasonte publikun e tij besnik. Krahas këngëve polifonike popullore të kompozitorëve të shquar bullgarë, ndër të cilët janë Filip Kutev, Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Stefan Mutafçiev, Petër Ljondev etj., kori bën përshtypje me spektrin e gjerë të interpretimit muzikor në gjini të ndryshme. Repertori përfshin këndime kishtare, xhaz, pop, world music, kantata, muzikë oratoriale, filmore dhe teatrale. Këngëtaret dhe dirigjentja e tyre kanë marrë shumë dekorata gjatë të gjitha këtyre viteve, si dhe shumë komente të bukura. I përgjithësojmë me njohjen emocionale të interpretuesit dhe producentit amerikan Ryan Leslie: “Kori më bën për t’u rrëqethur, tingujt më dërgojnë në një vend tjetër, në saje të maestros Moneva. Ajo është unikale!”




Për pjesëmarrjen e fundit të korit në Montreux Jazz Festival Japan, për lidhjen interesante të xhazit mes qytetit japonez dhe atij zviceran, si dhe për dashurinë e madhe të japonezëve ndaj folklorit bullgar, na tregoi Vanja Moneva:

Në këtë festival na çoi bashkëpunimi ynë shumëvjeçar me Jun Miyake – kompozitori më i shquar japonez, i cili punon në Evropë, SHBA dhe kuptohet në Japoni. Ia prezantuam atij veprat tona më të njohura, të incizuara me korin në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Ne marrim pjesë për herë të parë në këtë festival prestigjioz, i cili zhvillohet në Montreux që prej dekadash, kurse që nga viti 2015 ai organizohet në Tokio për pjesën lindore të hemisferës së tokës. Me vajzat e mia e gëzuam përsëri Japoninë me muzikë të krijuar nga kompozitori Jun Miyake, por tekstet janë në bullgarisht. Kompozitori ngul këmbë që të këndojmë në gjuhën tonë, sepse mendon se në këtë  mënyrë zërat tanë e paraqitin muzikën e tij në një mënyrë më të bukur. Të gjitha tekstet i kam shkruar unë, me kërkesë të tij, kurse ai më orientonte për emocionin muzikor. Kështu ne e pasuruam krijimtarinë e tij me zërat bullgarë. Sipas jehonave gjatë koncertit, i cili vazhdoi tri orë dhe gjatë të cilit ishim në skenë bashkë me një band të madh muzikor, ku bëjnë pjesë muzikantë me famë botërore, përshtypje më të madhe bënë pikërisht zërat bullgarë me butësinë e timbrit të tyre, me shumëllojshmërinë muzikore.”

Снимка

Kori i dirigjuar nga Vanja Moneva, e ka vizituar Japoninë në vitin 2009, por me emrin e mëparshëm “Zërat Kozmikë” (“Cosmic Voices”). Publiku atje e njeh shumë mirë grupin për shkak të incizimeve të tyre folklorike.




Japonezët kanë këngë të dashura bullgare, të cilat janë në repertorin tonë dhe zakonisht na lutin për t’i kënduar. Gjatë kësaj vizite në Japoni erdhën dy përfaqësuese të një grupi, i cili interpreton vetëm këngë popullore bullgare. Dy gratë na thanë se çdo një verë vijnë në Bullgari, i vizitojnë të gjitha tubimet folklorike – në Koprivshtica, Rozhen... Kurse këtë verë do të mbërrijnë për një kurs, i cili zhvillohet në Akademinë Muzikore në Plovdiv. Ata kënduan disa vepra, pas kësaj kënduam së bashku. Ishte një takim shumë emocional. I premtuam njëri tjetrit se pasi mbërrijnë në Bullgari do të shihemi përsëri. Japonezët na njohin jo vetëm për shkak të vizitave tona. Kori “Zërat kozmikë” siç e kishte më parë emrin, këndoi himnin “Kimigajo” në gjuhën japoneze, me orkestrim të Miyake. Gjatë mbylljes së Olimpiadës në Rio, kur guvernatori i Tokios e merrte flamurin, sepse Japonia do të jetë mikpritësja e ardhshme e Olimpiadës në vitin 2020, u dëgjuan zërat tanë. Ftesën për ta interpretuar himnin e morëm nga niveli më i lartë qeveritar. Ky shans i madh na solli një popullaritet të madh në Japoni.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD