Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkthimet e dokumenteve nga jashtë do të vërtetohen nga noterët në Bullgari

Foto: arkiv

Vërtetimi i nënshkrimit të përkthyesit të dokumenteve nga jashtë do të kryhet nga të gjithë noterët bullgarë dhe jo siç deri tani – nga selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Sofje. Këtë e parashikojnë ndryshimet e miratuara nga qeveria në Rregulloren për ligjësimet, vërtetimet dhe përkthimet e dokumenteve dhe të letrave të tjera. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve nuk do të ketë nevojë që përkthyesit dhe qytetarët të udhëtojnë deri në kryeqytet me qëllim vërtetimin e një dokumenti të veçantë, i cili do të përdoret në vend. Për shërbimin e deritanishëm MPJ-ja grumbullonte një taksë prej 15 levash, kurse i njëjti shërbim tek noterët do të kushtojë 6 leva. Që të garantohet sigurimi juridik i dokumenteve, përkthyesi do të legjitimohet para noterit me dokument të lëshuar nga MPJ-ja, dokument ky i cili vërteton se ai është i pranishëm në listën e përkthyesve të dokumenteve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria dhe BE-ja nuk do të rishikojnë kuadrin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe me traktatet e tjera ndërkombëtare që ka nënshkruar Maqedonia e Veriut. Kështu deklaroi presidenti Rumen..

botuar më 24-05-13 8.41.PD

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD