Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Tribunali i Hagës konfirmoi krimin kolektiv në krye me presidentin Franjo Tuxhman

Foto: BTA

Tribnali ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë pohoi dënimet për pjesëmarrjen e udhëheqësve të dikurshëm të Kroacisë, në krye me presidentin Franjo Tuxhman, në krimin kolektiv kundër muslimanëve të Bosnjës. Kështu ai refuzoi apelimet e parashtruara nga të dënuarit. Gjashtë të akuzuarit në instancën e parë morën dënime përgjithësisht për 111 vjet burgim për persekutime, vrasje, përdhunime, depërtime, burgosje, asgjësim të pronësisë private dhe për krime të tjera kundër myslimanëve të Bosnjës në kohën e luftës 1992-1995. Pasi dëgjoi vendimin e Tribunalit, gjenerali Slobodan Praljak – ish komandant i forcave kroate të Bosnjës, piu helm në sallën e gjykatës, duke deklaruar se nuk është kriminel, dhe më vonë vdiq në një spital në Hagë.


Ambasadori i ri i SHBA-së Hoyt Brian Yee: Maqedonia po lëvizet në drejtimin e duhur

Foto: mk.usembassy.gov

Zëvendës ndihmësi i deritanishëm i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ri në Maqedoni. Gjatë viteve të fundit Hoyt Brian Yee kishte një rol kyçe për zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi. Emërimi i tij vlerësohet si një pohim për angazhimin në rritje të Uashingtonit me Ballkanin për shkak, para së gjithësh, të përpjekjeve të Moskës që të imponojë ndikimin e saj në regjion. Maqedonia po zhvillohet në drejtimin e duhur, qeveria duhet të vazhdojë programin e saj të reformave dhe të përdorë përkrahjen dhe qëndrimin pozitiv të miqve të saj evropianë dhe atlantikë, është i mendimit Hoyt Brian Yee.


Serbia fillon ndërtimin e linjës hekurudhore deri në Budapest me financim nga Kina

Foto: voanews.com

Serbia filloi ndërtimin e një linje hekurudhore të financuar nga Kina me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së vendit. Pritet se kështu do të përforcohet ndikimi i Kinës në Evropë. Gjatë majit të këtij viti Serbia mori një kredi prej 297,6 mln. dollarë nga banka kineze Exim Bank për modernizimin e aksit hekurudhor  mes Beogradit dhe kryeqytetit hungarez Budapest. Serbia, e cila është kandidate për anëtarësi në BE, dhe Hungaria, që është anëtare e Bashkimit, janë pjesë e nismës së Pekinit “Një brez, një rrugë”, e cila qëllon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për firmat kineze.  Linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë mes Beogradit dhe Budapestit pritet se do të kushtojë 3,2 mlrd. euro dhe do të bëhet rruga kryesore e transportimit të mallrave kineze, të cilat do të mbërrijnë në portin grek Pirea, dhe do të duhet të transportohen në pjesa të ndryshme të Evropës.


Përfundoi restaurimi i kishës së hekurt bullgare në Stamboll

Foto: en.wikipedia.org

Po përfundojnë punimet e restaurimit të kishës bullgare “Shën Stefan”, të njohur si “Kisha e Hekurt”. Inaugurimi solemn do të zhvillohet më 7 janar 2018 në praninë e Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Fotografitë e bëra nga ajri tregojnë kupolën e lyer në ar me lartësi 40 metra, e cila shihet nga larg. Kisha “Shën Stefan” është ndërtuar në vitin 1898 dhe është monumenti më i vlefshëm i trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Turqi dhe në përgjithësi jashtë shtetit. Para dhjetë vjetësh gjendja e saj ishte tepër shqetësuese për shkak të korrozionit të konstruksionit të hekurt. Në vitin 2011 në kuadrin e një projekti të Bashkësisë së Stambollit filloi restaurimi i Kishës së Hekurt në përputhje me një marrëveshje ndërqeveritare mes Bullgarisë dhe Turqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të monumenteve të kulturës në të dyja shtetet.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD