Banka Popullore Bullgare vuri në qarkullim një monedhë përkujtimore

Foto: BGNES

Banka Popullore Bullgare vuri në qarkullim një monedhë përkujtimore. Ajo është prej argjendi dhe tema është “150 vjet nga ndërtimi i urës së qytetit Bjalla të ndërtuar nga mjeshtri Kolju Fiçeto rreth”. Monedha shitet në sportelet e Bankës Popullore Bullgare për 66 leva, kurse vlera nominale është 10 leva. Në njërën anë monedha ka një detaje nga zbukurimi i urës, e cila është  ndërtuar mbi lumin Jantra gjatë periudhës 1865-1867, me urdhër të valiut të vilajetit të Danubit Midhat Pasha. Për ndërtimin e saj inxhinieri polak Ljudmill Rola, i cili ka qenë me shërbim tek Midhat Pasha, ka kërkuar 3 milionë groshë. Njëkohësisht, mjeshtri-ndërtues më i njohur bullgar nga periudha e Rilindjes Kolju Fiçeto ka propozuar ta ndërtojë atë për 700 mijë groshë, duke vënë si peng nderin dhe jetën e tij. Ura prej guri tek Bjalla, është një krijim i mrekullueshëm nga epoka e Rilindjes. Gjatësia e saj është 276 metra, kurse gjerësia është 9,5 metra. Ka 13 shkallë mbështetëse dhe 14 harqe gjysmërrethi. Në mes ngrihet një kolonë, mbi të cilën është vendosur një pllakë prej mermeri me mbishkrim arab. Kolonat mbajtëse janë zbukuruar me skulptura simbolike: rojtar, luan, nimfë, mjelm. Deri në këtë moment ornamente të ngjashme ishin përdorur vetëm për zbukurim të godinave – një fakt, i cili e kthen urën  në një vepër të vërtetë artistike dhe një gërshetim midis arkitekturës dhe skulpturës. Gjatë vitit 2000 ura është shpallur për monument arkitekturor dhe artistik të kulturës.

Më shumë nga rubrika

Libri “Kampi i Përqendrimit Belene 1949-1987” – pasqyra e masakrave të komunizmit

Kohët e fundit nga shtypi doli një libër iu bazuar dokumenteve dhe dëshmive personale të atyre njerëzve, jeta e të cilëve vite me radhë kalonte në ishullin “Belene”, pra ishullin i cili e vrau njeriun e lirë. Autori Borisllav Skoçev në vazhidm të..

botuar më 17-12-11 12.35.MD

Muzeu historik rajonal në qytetin Pleven paraqet ekspozitën “Mirënjohja”

Ngjarja është në kuadrin e programit për festimin e 140-vjetorit nga epopeja e qytetit Pleven (Bullgari Veriore). Me mbi 150 fotografi, dokumente, sende, vepra artistike dhe botime të shtypura, ekspozita prezanton sesi qyteti Pleven feston ditën e..

botuar më 17-12-10 10.15.PD
Divizioni i Gjeneralit Ivan Kolev – çlirimtarit të krahinës Dobruxha në Luftën e Parë Botërore

Një libër i ri kujton për lavdinë e ushtarëve bullgarëve gjatë shekujve

Biblioteka kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” u bë mikpritëse e prezantimit të një libri të ri historik, kushtuar lavdisë së ushtarëve bullgarë nga Mesjeta deri në Luftën e Dytë Botërore. Autorët e tij janë tre të rinj – një politolog, një..

botuar më 17-12-06 12.25.MD