Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mbeti në vendin e tretë në ranglistën botërore edhe këtë javë me aktivë 5150 pika. Dimitrov arriti kulmin në karrierën e vet, pasi muajin e kaluar triumfoi në turneun final këtë stinë të ATP-së në Londër. Bullgari do ta përfundojë vitin si Nr. 3 në botë. Para tij janë vetëm Rafael Nadal nga Spanja me 10645 pika dhe Roger Federer nga Zvicra me 9605 pika. Ndërkaq, u bë e qartë se tenisti ynë tashmë nuk është përfaqësuar nga Agjencia e Menaxherëve e Roger Federerit. Kontrata e Grigor Dimitrovit, i cili më 1 janar 2014 u bashkua me kompaninë me seli në Kilvland të shtetit Ohajo, skadon në fund të këtij viti dhe nuk do të rinovohet. Pas skadimit të kontratës për interesat e Grigorit do të kujdeset menaxheri i tij Georgi Stoimenov, me të cilin tenisti bullgar punon që nga fillimi i karrierës së vet profesionale.
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë..