Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pema e Krishtlindjeve shkëlqen me një dekoratë të punuar nga fëmijët

Përpara disa ditëve rrezatoi pema e Krishtlindjeve përpara administratës së Qarkut në qytetin Sofja. Pema përveç se gjendet në bulevardin qendror të kryeqytetit për shëtitje, është speciale sepse për zbukurimin e saj janë kujdesur ata të cilët më shumë e ndiejnë magjinë e Krishtlindjes – fëmijët. Me një entuziazëm të madh vogëlushët vendosën topat me shumë ngjyra, ku natyrisht për ta momenti më emocionues është ndezja e dritave të pemës. Iniciativa është e Shoqatës së grave “Toka e Egër”, e cila prej dy vjetëve ndihmon aktivisht fëmijët në një gjendje të pa barabartë , inkurajon talente të reja, përkrah njerëzit e moshuar dhe kërkon bashkëmendimtarë në iniciativat e veta bamirësisë.

Themeluese dhe kryetare e Shoqatës së grave “Toka e Egër” është Vanja Llambeva , kryetare bashkie e fshatit Tuden, komuniteti i Godeçit /Bullgaria Perëndimore/:

Paraprakisht kishim shpërndarë materiale të ndryshme, të cilat fëmijët i përdorën gjatë punimit të lojërave. E gjithë ideja u kthye në një festë të shkëlqyer – zbukurimin e punuan vogëlushët nga të gjithë fëmijët e kopshtit në qytetin Botevgrad, kurse këtu në Sofje erdhën 10 fëmijë nga kopshti “Sinçec”, që të marrin pjesë në zbukurimin e pemës për Krishtlindjet. Në fund të verës nënshkruam një marrëveshje midis Shoqatës së grave “Toka e Egër” dhe Administratës Rajonale në kryeqytet, dhe që atëherë kemi mjaft iniciativa të përbashkëta. Formuam një ekspozitë të pikturave të fëmijëve në godinën e Rrethit të Sofjes, në të cilën morën pjesë fëmijë me aftësi të kufizuara, me të cilët ne punojmë. Kohët e fundit Shoqata e Grave “Toka e Egër”, kaloi dhe në një nivel kombëtar, me fjalë të tjera kemi qendra për të ndihmuar fëmijët në qytete të ndryshme në vend. Në fillim u regjistruam si “Klub i Grave” dhe prandaj mundohemi për t'iu përgjigjur gjithçkaje, e cila prek problemet e gruas, të nënës dhe të fëmijëve.

СнимкаSytë e fëmijëve shkëlqejnë jo vetëm në festat e Krishtlindjes - fëmijët kanë nevojë për një përkrahje dhe për një fushë për të paraqitur potencialin e vet gjatë gjithë vitit dhe pikërisht ky është kuptimi sipas ekipit të Shoqatës së Grave “Toka e Egër”. Sipas Vanja Llambevës, shoqëria jonë nuk bën mjaft për integrimin e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Fushatat e bamirësisë shpesh janë të përqendruara rreth festave, kur njerëzit më lehtë i hapin zemrat e tyre për bamirësi. Por vogëlushët me nevoja të veçanta kanë domosdoshmëri për iniciativa të tilla gjatë gjithë periudhës së vitit, të cilat ta ndihmojnë zhvillimin e tyre.

Këta janë njerëz, të cilët janë adekuatë, të cilët mundin dhe thjesht duhet t'u jepet shans për t'u paraqitur dhe ne pikërisht këtë po mundohemi të bëjmë-përmes nismave të ndryshme sportive, përmes artit dhe muzikës. Pavarësisht nëse fëmijët janë të talentuar ose janë fëmijë me aftësi të kufizuara ose nevoja të veçanta, ne u japim shans që të mund të kërkojnë vetveten në veprimtari të ndryshme, të mund të jenë të angazhuar dhe të mund të motivohen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD