Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas OKB-së Bullgaria është një shtet i zhvilluar, por jo i pasur

Foto: weforum.org

Në raportin vjetor të OKB-së për situatën globale botërore dhe për shpresat për vitin 2018 Bullgaria është në grupin e 36 shteteve me ekonomi të zhvilluar bashkë me të gjitha vendet e BE-së, plus SHBA-në, Kanadan, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën. Në grupin e shteteve me ekonomi në zhvillim hyjnë 124 shtete gjithsejtë kryesisht nga Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Karaibet, ndër të cilët edhe Kina. 17 shtete të tjera klasifikohen si ekonomi në tranzicion – kryesisht shtetet ballkanike që janë jashtë BE-së dhe ish republikat sovjetike.

Megjithëqë është në grupin e shteteve me ekonomi të zhvilluar, Bullgaria nuk është në grupin e shteteve më të pasura të klasifikuara mbi bazë të të ardhurve kombëtare bruto për frymë të popullsisë. Ajo u klasifikua ndër vendet me të ardhura të mesme te të larta (upper middle income). Në këtë kategori hyjnë 47 shtete, ku të ardhurat kombëtare bruto për frymë të popullsisë janë nga 3 956 deri në 12 235 dollarë.

Pas ndryshimeve në vitin 1989 Bullgaria vite me radhë ishte në kategorinë e shteteve me të ardhura të mesme te të ulëta (lower middle income), domethënë me ekonomi më të varfër. Në vitin 2006 ajo kaloi në një kategori më të lartë dhe që atëherë e deri më sot nuk mund të lëvizet përpara.

Në grupin e shteteve më të pasura, ku të ardhurat kombëtare bruto për frymë të popullsisë janë më të larta, hyjnë 50 vende. Ato janë shumica e shteteve të BE-së, duke përfshirë Çekinë, Estonin, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Slloveninë dhe Sllovakinë. Bullgaria është në kategorinë pas këtij grupi, bashkë me dy shtete të tjera të BE-së –Kroacinë dhe Rumaninë.

Në kategorinë e shteteve me të ardhura të ulëta (low income) janë ato ku të ardhurat kombëtare bruto për frymë të popullsisë është nën 1 005 dollarë.

Bënë përshtypje, se parashikimet në raportin e OKB-së për rritjen ekonomike të Bullgarisë gjatë viteve 2017 dhe 2018 janë pak më të ulëta se sa ato të qeverisë. Sipas OKB-së rritja e ekonomisë bullgare do të jetë 3.6 për qind edhe gjatë të dy viteve, ndërsa sipas qeverisë – 4 për qind gjatë vitit 2017 dhe 3.9 për qind gjatë vitit 2018.

Redaktor: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD