Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buzëqeshje festive me “Radiofëmijët”

БНР Новини
Foto: BULPHOTO

Krishtlindja është festa, e cila i hap zemrat tona dhe na kujton se, ajo ana fëmijërore tek ne asnjëherë nuk do të vdes. Shpresa, bukuria dhe ngrohtësia janë kudo. Çfarë gjëje më të mirë se kjo! Për grupin vokal “Radiofëmijë” pranë Radios Kombëtare Bullgare, gjendja shpirtërore dhe fryma festive  gjithmonë mbërrijnë akoma në fillim të muajit dhjetor. Këngëtarët e vegjël jo vetëm se i shkruajnë letrat e tyre të cilat ja drejtojnë Plakut të vitit të Ri, por dhe çdo vit e gëzojnë me këngët e veta. Sipas traditës “Radiofëmijët”-kanë angazhime të shumta gjatë muajit të fundit të vitit. Tregon Ilina Todorova – themeluese dhe dirigjente e formacionit:

Rastisi kështu që përpara 20 vjetëve ambasada e Mbretërisë së Suedisë na ftoi për një festë me rastin e Krishtlindjes, e cila është shumë e rëndësishme për atdheun e tyre. Kjo është festa e Shën Luçies /Santa Luçia/, dhe festohet më 13 dhjetor. Supozohet se, atëherë është dita më e shkurtër, e pasuar nga nata më e gjatë në periudhën e vitit. Filluam me shaka përpara 20 vjetëve, kurse kjo u kthye në traditë. Çdo vit në festë këndojmë një këngë tradicionale në gjuhën suedeze, e cila quhet “Santa Luçia” dhe prezantojmë këngë të dashura me rastin e Krishtlindjes. Ambasada tanimë nuk ekziston, por ka konsullatë, organizatorët janë të tjerë. Pavarësisht nga ndryshimet vazhdojnë të na ftojnë dhe kjo është një pjesë nga fryma tonë festive, gjithmonë gëzohemi shumë.“




Në të njëjtën kohë kemi mjaft punë, me qenë se koncerti tonë bazë zakonisht është në periudhën e pranverës. Na pret një ndryshim i tërë në repertorin dhe ne bëjmë prova të shumta. Do të ketë një ndryshim të plotë në repertor dhe punojmë mjaft. Programi është i përbërë prej 20 këngëve dhe kjo është detyra tonë bazë aktualisht, të cilën e gërshetojmë në mënyrë të suksesshme me pjesëmarrjet tona festive.




Viti i cili po përfundon i solli grupit vokal “Rdiofëmijë” mundësi për një shfaqje skenike. U incizua dhe një album i dyfishtë, i cili ka mbledhur këngë të shkëlqyera të fëmijëve të autorëve bullgar. Muzikantët e vegjël do ta mbajnë mend vitin 2017 po kështu me suksesin e vet të madh në Francë.




Për herë të tretë qemë miq të programit të Festivalit Ndërkombëtar të arteve në Sen Deni – vazhdon zonja Todorova. Sivjet qe botimi i dhjetë i forumit. Asnjëherë nuk kemi pasur një sukses të tillë. Koncerti tonë u kthye në një ngjarje të vërtetë- e gjithë salla u ngrit në këmbë  dhe këndoj bashkë me fëmijët këngë bullgare. Ky kujtim dhe deri tani ne emocionon dhe na frymëzon.




Ngjarja tjetër, të cilën duhet ta përmend patjetër, është botimi i albumit tonë. Kjo po kështu është një gjë e re për ne, për herë të parë lëshojmë një CD të dyfishtë. E para është krejtësisht me këngë, kurse e dyta – me instrumentalet, kështu që të mund të përdoret prej pedagogëve nëpër shkollat dhe kopshtet. Programi është shumë i mirë. Këngët janë të zgjedhura mes shembujve më të mirë, të regjistruar nga Radioja Kombëtare Bullgare gjatë 30 vjetëve të fundit. Në këtë mënyrë fëmijët do të mund të mësojnë këngët e bukura bullgare.




Do të doja që në emër të grupit vokal “Radiofëmijë”-si dhe në emrin tim të uroj ditë të bukura festive për të gjithë njerëzit nëpër botë. Viti i Ri tu sjellë shumë shëndet, gëzime dhe suksese të shumta. Kurse fëmijëve – gëzime dhe buzëqeshje të shumta.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD