Afër mureve të Manastirit të Trojanit punonjësit ndërtimorë zbuluan sende dhe armë të vlershme. Igumeni i Manastirit Peshkopi Sionij tregon se gjatë punimeve ndërtimore dhe pastrimit të varrezës së Manastirit punonjësit kanë gjetur maja shtizash dhe shigjetash, monedha të prera, unaza, kryqe të vogla dhe sende të tjera.
Në eshtëroren nën altar është zbuluar një shtyllë e lashtë e rrethuar me mur me pllakë mbi të. Ka të ngjarë që me një pjesë të artefakteve të gjetura të vërtetohet se Manastiri është themeluar më herët dhe jo rreth vitit 1600, siç mendohet. Igumeni do të ngulë këmbë para Ministrisë së Kulturës për studime të reja, që të sqarohet se kur është krijuar manastiri.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..