Këmbimi i mallrave mes Bullgarisë dhe Japonisë është me vlerë 151 mln dollarë amerikanë, që është niveli më i lartë i arritur i tregtisë së ndërsjellë që nga viti 2008 e këtej. Janë krijuar kushte të mira për përhapjen e një sërë produktesh bullgare në tregun japonez, si verëra, produkte qumështi, vaj trëndafili, produkte peshku. Kjo u shpall në një takim midis Zëvendësministrit të Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe Ambasadorit të Japonisë Masato Vatanabe.
Sipas Ministrit Manolev takimet e qeverisë në nivel qeveritar dhe kontaktet mes biznesit të të dyja vendeve kanë qëllim inkurajimin e këmbimit dypalësh ekonomiko-tregtar. Gjatë disa viteve të fundit ka një tendencë pozitive të rritjes së investimeve japoneze në Bullgari dhe ne duhet të përfitojmë nga ky fakt, duke ftuar edhe kompani të tjera japoneze në Bullgari, vuri në dukje Ambasadori Vatanabe.
Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..
Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..