Mbaroi anketa vjetore “Artistët juaj të dashur të shekullit të XX” të programit për arte muzikore dhe skenike “Kasta Diva”. Ai i ishte kushtuar 100 vjetorit të krijimit të Teatrit Profesional të Operës. Anketa u zhvillua me anë të votimit në sajtin e Radios Kombëtare Bullgare dhe ndër publikun e Teatrit Muzikor Kombëtar “Stefan Makedonski”.
Sipas rezultateve artisti më i dashur i operetës i publikut bullgar është Vidin Daskallov. Pas tij është Noj Nikollov dhe Aron Aronov, kurse ndër aktoret janë Mimi Ballkanska, pas saj janë Liljana Kisjova dhe Ljudmilla Çeshmexhieva.
Nga anketat e kaluara mësuam se Luçano Pavaroti është tenori më i dashur i publikut bullgar. “Liqeni i Mjellmave” është baleti më i dashur. “Mbretëresha e Çardashit” është opereta më e dashur, ndërsa “Lejdi ime e mrekullueshme” është mjuzikëli më i preferuar.
Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga 22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..
Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..
“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë,..