Më 7 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton kujtesën e Shën Joan Pagëzorit, i cili e pagëzoi Jisu Krishtin në ujërat e lumit Jordan. Festa quhet nga populli Ivanovden. Shën Joan Pagëzori është i njohur edhe me emrin Pararendës, sepse i ka përgatitur njerëzit për ardhjen e Krishtit. Ivanovden është një prej festave më të respektuara në Bullgari që nga antikiteti deri më sot. Ivan do të thotë “Bekimi i Zotit”, por sipas bullgarëve ky është emri i mbrojtësit të fisit bullgar – Shën Ivan Rillski, ai është simbol i besimit, shpirtit kombëtar, patriotizmit. Këtë ditë ne kujtohemi për mbretërit bullgarë me këtë emër – Ivan Asen, Ivan Shishman, Ivan Sracimir, Ivan Aleksandër.
Ivan është forma sllave e emrit Joan – emri më i njohur mashkullor në botën e krishterë. Ky është emri i 23 papëve, i mbretërve të Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Francës, Rusisë, i disa udhëheqësve bullgarë. Emri ka shumë variante të huaja– varianti anglez John, ai francez Jean, ai shqip Gjon, ai turk Yahya etj. Ky emër është përhapur edhe në Lindjen e Largët – YueHa në Kinë, Iok-han në Tajvan, është përhapur madje në Japoni.
Sot 300 mijë bullgarë e shënojnë Ditën e Joan Pagëzorit. Siç Theofania edhe Ivanovden është lidhur me simbolikën e lashtë bullgare. Të ashtuquajturat “Ditë të ndyra” (Që nga Krishtlindjet deri në Theofani) tashmë kanë kaluar dhe të gjithë janë plotë shpresë për një kohë më të mirë. Larja tradicionale për shëndet vazhdon edhe këtë ditë. Djemtë i lajnë vajzat, nuset dhe vajzat e vogla deri në moshën 1 vjeç, që të pastrohen me Ujin e Bekuar. Në tryezën festive ka grurë, fasule, fruta të thata, byrek, mish derri me lakër etj. Këtë ditë festojnë të gjithë që e kanë emrin Joan, Ivan etj.
26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..
Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..
“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..