Ngjarje me adresë ballkanike

Banka Botërore i përmirësoi prognozat e veta për rritjen ekonomike të Rumanisë gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm

Foto: nineoclock.ro
Banka Botërore i përmirësoi prognozat e veta për rritjen ekonomike të Rumanisë gjatë periudhës 2018 dhe 2019. Në raportin e vet “Perspektivat ekonomike globale”, institucioni parashikon, se norma e rritjes ekonomike të shtetit do të jetë 4,5% gjatë vitit 2018 dhe 4,1% gjatë vitit 2019. Prognozat e mëparshme të Bankës nga qershori i vitit 2017 parashikonin 3,7% gjatë vitit 2018 dhe 3,5% gjatë vitit 2019. Po kështu, institucioni ndërkombëtar financiar pret tendenca pozitive edhe për sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto të Rumanisë  - pritet se llogaritjet për vitin 2017 do të jenë për 6,4% kundrejt 4,4% të prognozuara gjatë qershorit.

Turqia humb durim në bisedimet me Bashkimin Evropian

Foto: BGNES
Ministri i jashtëm turk Mevljut Çavushogllu deklaroi se vendi i tij tanimë po humb durim për shkak të amullisë në bisedimet e saj për aderim ndaj Bashkimit Evropian. Turqia nënshkroi marrëveshje  për asociim me Bashkësinë e atëhershme Ekonomike Evropiane gjatë vitit 1963. Vendi u shpall zyrtarisht për  kandidate-anëtar gjatë vitit 1999, kurse bisedimet për aderim filluan gjatë vitit 2005. Tani bisedimet janë bllokuar që nga viti 2016 në sfondin e kritikave nga ana e Bashkimit Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi, si dhe për shkak të retorikës së mprehtë të Ankarasë  sa u përket vendeve të tjera anëtare, të cilat qenë krahasuar me Gjermaninë naziste. Një studim i ri në Turqi tregon se, 78,9% nga qytetarët e saj përkrahin anëtarësinë e vendit në Bashkimin Evropian, por mezi 31,2% besojnë se kjo mund të rastisë në një plan afatshkurtër.

Huat për biznesin e vogël kanë ndihmuar për rritjen e ekonomisë së Qipros

Foto: kanali6.com.cy
Ministri qipriot i financave  Haris Gjeorgiadis deklaroi se 269 huat e Bankës Evropiane të Investimeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë 3 vjetëve të fundit kanë ndihmuar për rivendosjen nga kriza ekonomike, e cila e ka çuar vendin pothuajse deri në një falimentim. Huat e përkrahura nga qeveria kanë krijuar 821 vende të reja pune, kanë gjeneruar investime prej 440 milionë euro dhe kanë ndihmuar që ekonomia të rritet me 0,3% gjatë vitit 2015 dhe me 0,5% gjatë vitit 2016. 10 banka  kanë paguar 290,5 milionë euro, ku përmasa mesatare e huave ka qenë rreth 1 milionë euro. Një pjesë e madhe nga paratë - 43%  janë investuar në sektorin e turizmit. Që të mund ti shmanget kolapsi i bankave gjatë marsit të vitit 2013, Qiproja mori kredi për një miliard euro.

Që nga sivjet Serbia do të festojë ditën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij

Foto: economic.bg
Sivjet Serbia do të shënojë akoma një festë kombëtare – Ditën e vëllezërve Kirill dhe Metodij (24 maj). Kështu serbët do të bëhen pjesë e popujve të tjerë sllavë, të cilët nderojnë veprimtarinë e dy iluministëve dhe misionarëve. Nisma për shpalljen e kësaj dite për festë kombëtare është e Ministrisë së Kulturës.  Sipas gazetës serbe “Novosti” festa nuk do të jetë ditë pushimi. Qëllimi i shpalljes së saj është tregimi i respektit dhe nderimit ndaj dy shenjtorëve, sepse roli i tyre për zhvillimin e kulturës së të gjitha popujve sllavë është shumë i madh.

Opozicioni shqiptar organizon një protestë masive më 27 janar

Foto: BGNES
Lideri  i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri Lulzim Basha shpalli se më 27 janar organizohet një protestë e madhe e opozitës kundër varfërisë, krizës ekonomike dhe drejtësisë së varur nga politika. Sipas fjalëve të liderit të Partisë Demokratike Shqipëria sot është një narko-shtet – një gjë, të cilën e nxjerr në pah edhe raporti i sapo botuar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-së.  Koordinatori i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Edi Rama është fajtori kryesor për krimet e shumta, skemat e korrupsionit e ato të narkotikëve dhe për korrupsionin e madh në shtet.

Masat urgjente të Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit

Foto: BGNES
Autoritetet maqedonase morën vendimin për ofrimin e transportit falas urban në Shkup. Kjo bëhet në kuadrin e masave urgjente për luftimin e ndotjes së ajrit. Parashikohet gjithashtu ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda të transportimit në qendrën e kryeqytetit. Qeveria informoi se ndotja e ajrit i tejkalon normat e lejuara pesë herë. Pothuaj aq i keq është ajri i qyteteve Totovo dhe Manastir. Për shkak të ndotjes së ajrit gratë e shtatzëna  dhe njerëzit në moshë mbi 60 vjet mund të mos shkojnë në punë. Çdo vit Shkupi ka një problem të rëndë me ndotjen e tepërt të ajrit. Kjo është për shkak të emetimeve nga ndërmarrjet dhe shtëpitë, të cilat përdorin lëndë të ngurta djegëse për prodhim dhe ngrohje, kështu edhe për shkak të shkarkimeve të gazeve të automjeteve. 

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva dhe Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Çavdar Çotov – mjeshtri i biçikletave të personalizuara

A e mbani mend historinë për Princin e Vogël, i cili mësoi nga dhelpra ç’do të thotë të lidhesh me dikë. “Për mua ti aktualisht je vetëm një djalë, i cili u ngjan qindra djemve të tjerë. Dhe unë nuk kam nevojë për ty. Dhe ti nuk ke nevojë për mua...

botuar më 18-10-16 3.44.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Maqedonia fillon bisedime me NATO-n Bisedimet për aderimin e Maqedonisë me NATO-n do të fillojnë më 18 dhe 19 nëntor në selinë e Paktit në Bruksel, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë në Shkup. Mile Boshnjakovski. Ai deklaroi se Maqedonia..

botuar më 18-10-15 3.33.MD

Si mund të bëhesh mbret i historisë?

A kujtoheni vallë se cila ka qenë ora juaj e dashur e mësimit, kur qetë nxënës? Për mua këto qenë orët e letërsisë dhe deri diku të historisë. Deri diku sepse një pjesë e madhe nga informacioni, të cilin e dimë e mësojmë me detyrim, jo sepse duam..

botuar më 18-10-14 1.10.MD