Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – kryeqyteti evropian i sportit, e hap programin e vet me një festë të skive në shtëpinë malore “Aleko”

БНР Новини

Këtë vit Sofja do ta marrë titullin “Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe do ta popullarizojë mënyrën aktive dhe shëndetësore të jetesës. Qyteti ynë e trashëgon titullin nga Marseja, kurse vitin tjetër iniciativa do të merret përsipër nga Budapesti.

“Zbuloje, dëfrehu, jeto!” është motoja e festës dimërore, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë më 13 janar në malin Vitosha, për nder të Ditës Botërore të Dëborës. Këtë ditë do të hapet edhe programi njëvjetor i Sofjes – kryeqyteti evropian i sportit.

Анатоли ИлиевFesta dimërore do të zhvillohet vitin e tretë me radhë në Vitosha dhe do të përfshijë katër lloje të sportit”- na tregon Anatoli Iliev, këshilltar bashkiak dhe sekretar organizativ i fondacionit “Sofja – kryeqyteti evropian i sportit”.– Në sllallomin paralel për fëmijë do të marrin pjesë të gjitha shkollat e Vitoshës, ku jepen mësime të rrëshqitjes me ski, kurse në ngjitjen në kuadrin e 700 metrash do të përfshihen 50 sportistë. Lëshimi me biçikleta do të jetë shumë atraktiv – për të kemi kuotë prej 80 sportistësh dhe ajo tashmë është plotësuar. Një interes të madh ka gjithashtu ndaj vrapimit me ski rreth shtëpisë malore “Aleko”, për të cilën do të do të mbërrijnë sportistë nga mbarë vendi.

Снимка

Sofja u zgjodh kryeqytet evropian i sportit gjatë vitit 2014 me motivin se qyteti ynë është një shembull i mirë për të gjithë dhe mund të ndihmojë për përmirësimin e mënyrës shëndetësore të jetesës, integrimin dhe arsimin. Mirëpo, titulli nuk ka të bëjë me mikpritjen e garave sportive, por më tepër me ambicien për ta popullarizuar mënyrën aktive të jetesës duke e vënë theksin te sporti masiv. Prandaj një prej qëllimeve kryesore para kryeqytetit tonë është që sporti të përhapet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të banorëve të qytetit.

Снимка

Në qendër të aktiviteteve vendosim shëndetin dhe problemet lidhur me ngjarjet negative në shoqëri –
thotë Anatoli Iliev– Ju jeni në dijeni të dhunës, pirjes së duhanit, përdorimit të narkotikëve. Sporti mund të jetë një prevencë shumë e mirë.

Снимка

Gjysma e kryeqytetasve merren me ndonjë sport, thotë sekretari organizativ, por shton gjithashtu se shumë salla nuk janë në gjendje të mirë. Sipas tij gjatë disa viteve të fundit gjithnjë e më shumë njerëz janë bërë aktivë, duke kuptuar se sporti është një ilaç kundër stresit. Mirëpo, a mjafton dëshira për fizkulturën?

Снимка

80 për qind varet nga dëshira e njerëzve. 20 për qind – nga kushtet e siguruara –
përgjigjet Anatoli Iliev. –Tashmë e përfunduam programin bashkiak për ndërtimin e salloneve sportive në të gjitha shkollat. Pritet që të ndërtohen akoma tri të tilla. Përveç kësaj jemi duke punuar për krijimin e më shumë mundësive për sport dhe deri tani kemi 33 sheshe sportive dhe fitnes në të hapur. Përveç kësaj filluam projektimin e sallave sportive në oborret e shkollave. Jo në vend të fundit është financimi i klubeve, për të cilat gjatë këtij viti kemi parashikuar mbi 800 mijë leva. Kështu qe ne përpiqemi të jemi aktivë në të gjitha drejtimet, që të mund të merren aktivisht me sport gjithnjë e më shumë qytetarë dhe nxënës.

Hristijana Todorova (e para nga e djathta)
Gjimnastja Hristijana Todorova – mbajtëse e medaljes së bronztë me ansamblin e gjimnastikës ritmike në Rio 2016, është fytyra e iniciativës, kurse për realizimin e saj na ndihmojnë një sërë kampionësh evropianë, botërorë dhe olimpikë, ndër të cilët janë gjimnasti Jordan Jovçev dhe sportistët e atletikës së lehtë Jordanka Bllagoeva dhe Tereza Marinova.



Ata do t’i përkrahin edhe 100 aktivitetet e ardhshme – festivalet ekstreme në mal, ballkaniada e atletikës së lehtë, ecja me biçikleta që nga tempulli “Shën Aleksandër Nevski” deri në Parkun Jugor, “Bëj sport në qytetin tënd” në stadiumin “Vasill Levski”, maratona e Sofjes, pjesëmarrja në kampionate qytetare, evropiane dhe botërore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES, dnevnik.bg dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD