Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Kemi ambicien që Bashkimi Evropian të jetë më i fortë pas fundit të Presidencës Bullgare

Foto: eu2018bg.bg

Presidenti Rumen Radev deklaroi në takimin me Kryetarin e Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker se, Bashkimi Evropian duhet të jetë akoma më i fort pas përfundimit të Presidencës Bullgare. Ai nënvizoi, se institucionet bullgare do të punojnë aktivisht dhe të bashkuar për realizimin e këtij qëllimi. Kryetari i Komisionit Evropian ripohoi përkrahjen e tij lidhur me përpjekjet e Bullgarisë të forcojë perspektivën për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rumen Radevi dhe Zhan Klod Junker shqyrtuan veprimet e ndërmarra gjatë vitit të fundit për përforcimin e mbrojtjes së përbashkët evropiane. Presidenti deklaroi gatishmërinë e vendit tonë të marrë pjesë në projekte të ardhshme të përbashkëta në sferën e industrisë ushtarake, shkencës dhe ndërtimit strategjisë së përbashkët të shteteve anëtare në fushën e mbrojtjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD

Industria e turizmit mbështetet në punëtorë sezonalë nga vendet e treta për verën

Në pushimoret e Detit të Zi këtë verë pritet një sezon i mirë turistik. Megjithatë, hotelierët në vendpushimet tona bregdetare janë të shqetësuar për vështirësitë në gjetjen e personelit të mjaftueshëm të kualifikuar. Këtë e tha kryebashkiaku i..

botuar më 24-05-09 6.32.MD

Masa të përkohshme kundër epidemisë për shkak të përhapjes së kollës së mirë

Nga 9 maji në Bullgari vendosen masa të përkohshme anti-epidemike kundër përhapjes së kollës së mirë. Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, ato do të operojnë deri në fund të korrikut dhe përfshijnë diagnostikimin falas të personave që kanë..

botuar më 24-05-09 5.16.MD