Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Versioni akustik“ shënon 33 vjet në skenë

Foto: arkiv personal

Në vitin 2011 “Versioni akustik” shënon 33 vjet nga themelimi i bandës. Mbushja e “moshës së Krishtit” është arsyeja për koncertin e planifikuar për 17 janar në “Studio 5” në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Të parët ishin pianisti Antoni Donçev dhe bateristi Hristo Jocov në vitin 1985. Më vonë (në vitin 1989) ndaj tyre u bashkua Georgi Donçev. Fillimi i krijimtarisë artistike të duos ishte shumë i suksesshëm – me dekorata në dy forume të mëdha të muzikës xhaz – në Hoeilaart të Belgjikës dhe Leverkusen të Gjermanisë.

Gjithmonë kam menduar se pavarësisht nga vitet që kalojnë, pavarësisht nga ndikimet artistike dhe profesionale, stili i “Versionit Akistik” mbetet një shenjë dalluese – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare në vitin 2016 Hristo Jocov. – Për ne “Versioni akustik” është një domosdoshmëri, është fati ynë. Gjithmonë kur në skenë takojmë stilet tona të ndryshme, “jetëshkrimet tona muzikore”, sikur hapësira ndryshohet dhe bëhet e qartë se jemi në të njëjtën pikë, d.m.th. ne gjithmonë mbetemi në vend shumë komod për ne dhe diçka që është me rëndësi – në këtë pikë ne ndodhemi në gjendjen e balancës, pavarësisht nga larmia e madhe e projekteve të tjera, në të cilat marrim pjesë. Harmonia e plot mes nesh në skenë mund të thuhet se është mistike, mirëpo nga ana tjetër – është edhe e kuptueshme, sepse jemi së bashku aq shumë vjet. Bile nuk kemi nevojë për fjalë, muzika bëhet forma e vetme e komunikimit.”

Le të kujtojmë se Antoni Donçev dhe Hristo Jocov vijnë nga familje të muzikantëve. Partneriteti i tyre në skenë filloi akoma në vitet, kur ata ishin nxënës. Të dy morën arsim shumë serioz muzikor. Punojnë me muzikantë të ndryshëm në zhanre të ndryshme. Sot janë ndër emrat më të dalluar të skenës bullgare. Antorni Donçev është dirigjent i orkestrës “Big Band” të Radios Kombëtare Bullgare, kurse Hristo Jocov është profesor në Akademinë Muzikore në Sofje. Që nga themelimi i “Versionit Akustik” interpretojnë vetëm muzikë të krijuar nga ta. I tillë do të jetë edhe fokusi i koncertit të ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD