Dita e Gjysheve është një nga festat më të mëdha të grave në kalendarin popullor bullgar. Në të nderojmë “gjyshat” apo mamitë, të cilat kujdesen për të shtatzënat dhe i presin foshnjat kur lindin. Festa vjen nga traditat e lashta të sllavëve, mirëpo me kalimin e kohës tashmë shumë rrite janë humbur. Tani kjo ditë lidhet me shumë të qeshur dhe gëzim.
Akoma para lindjes së diellit nënat me fëmijët në moshë nën 3 vjeç më parë shkojnë në çezmë për ujë, marrin një peshqir të ri dhe një kallëp sapuni. Me enën plot me ujë dhe me dhuratat ata drejtohen tek shtëpia e “gjyshes” (mamisë). Mamia e lidh dorën e majtë të fëmijës me fije të kuqe dhe të bardha me një monedhë të argjendtë. Pastaj ajo lan fytyrën e fëmijës (në lindjen e të cilit ajo ka ndihmuar), sepse besohet se “uji i gjyshes” ka një veti pastruese.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..