Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kancelari gjerman mirëpriti iniciativën bullgare për takimin Komisioni Evropian - Turqia

Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Pas bisedimeve në Sofje me kryeministrin bullgar Bojko Borisov kancelarja federale e Gjermanisë Angella Merkell tha, se Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së është e përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme. Kancelarja falënderoi për përpjekjet e Bullgarisë për garantimin e sigurisë së kufijve të jashtëm të BE-së, dhe sidomos të kufirit bullgaro-turk. Ajo mirëpriti iniciativën e kryeministrit Borisov për një takim të Komisionit Evropian me presidentin e Turqisë Rexhep Erdogan, si dhe idenë e qeverisë bullgare për krijimin e një qendre ndarëse të gazit në qytetin bregdetar Varnë, me ndihmën e së cilës të diversifikohen furnizimet e gazit natyror në Evropë. Kryeministri Borisov siguroi, se Bullgaria do të bëjë gjithçka të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e mëdhenj dhe caktoi dëshirën e BE-së të financojë ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe porteve në Ballkan si një kontribut i çmueshëm në bashkëlidhjen, zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen e mallrave dhe ngarkesave në rajon. Kryeministri i Bullgarisë falënderoi për përkrahjen e dhënë presidencës bullgare dhe uroi që në Gjermani sa më shpejtë të formohet një kabinet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD