Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zhvilluan debatet rreth votës së mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov

Foto: BGNES

Debatet rreth votës së parë të mosbesimit ndaj qeverisë u zhvilluan në mungesë të kryeministrit Bojko Borisov, por në praninë e të tre zëvendës kryeministrave Tomisllav Donçev, Krasimir Karakaçanov dhe Valeri Simeonov. Vota e mosbesimit e cila është për dështim në luftimin e korrupsionit kërkohet nga koalicioni “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”. “Korrupsioni është një nga pasojat e qeverisjes absurde, modeli i së cilës dështues nuk ofron një strategji të qartë për qeverisjen” – tha në kuadrin e debateve Xhejhan Ibrjamov nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri. Nga Partia GERB mbrojtën politikën e qeverisë për luftimin e korrupsionit. Kryetari i Partisë “Volja” Veselin Mareshki tha, se votë e mosbesimit kërkohet për heqjen e qeverisë, por sot kjo do të shtyjë vendin në përjetësi. Pritet mocioni i mosbesimit të votohet ditën e enjte, njofton botimi “Dnevnik”. Vota e mosbesimit përkrahet nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, gjë që vjen të sugjerojë se ajo do të jetë e pasuksesshme, sepse të dy partitë disponojnë 105 deputetë, ndërsa për heqjen e qeverisë janë të domosdoshme 121 vota.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD