92% e bullgarëve të anketuar e pranojnë pozitivisht idenë për rregulla më të qarta në vendet, ku mblidhen më shumë turistë – këtë e tragon një analizë e bërë nga agjencia “Gallup”.
63% miratojnë propozimin për kategorizimin e plazheve. 39% kanë qëndrim pozitiv ndaj punës së Ministrisë së turizmit, 35% përkrahin mendimin e kundërt, të tjerët nuk mund të japin mendim. Duket se zhvillimi i turizmit dhe sportit dimëror miratohet nga shumica e qytetarëve dhe zgjerimi i infrastrukturës sportive në malet bullgare nuk pranohet si një problem. Sipas tyre problemi vjen nga mundësitë për zgjerimin e ndërtimit në zonat malore. 46% prej bullgarëve në moshë mbi 18 vjeç deklarojnë se gjatë 5 vjetëve të fundit kanë vizituar vendpushimeт detare bullgare. 20% kanë pushuar vetëm në vendpushime detare të huaja, kurse 2% kanë zgjedhur pushim malor jashtë Bullgarisë.
Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..
Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..
Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..