Ambientet nëntokësore të Mauzoleut të liderit komunist bullgar Georgi Dimitrovit, ndërtesa e të cilit ishte rrëzuar në vitin 1999, do të përdoren nga Galieria e Sofjes e Arteve të Bukura. Në hapësirat nëntokësore do organizohen ekspozita dhe do të ruhen eksponate nga fondi i galerisë. Ky vendim ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit. Ideja për dhurimin e këtyre ambienteve është nga viti 2015.
Në pjesën mbitokësore të Mauzoleut në vazhdim të 40 viteve ishte ekspozuar trupi i balsamuar i Georgi Dimitrovit. Ajo ishte rrëzuar në vitin 1999 sipas urdhrit të ministrit të atëhershëm të ndërtimit Evgeni Bakërxhiev. Pak njerëz kanë hyrë në pjesën e nëndhese në vitet, kur Mauzoleu ka funksionuar. Ajo i ngjan shumë rifuxhos apo bunkerit dhe pikërisht ato ambiente do të përdoren nga Galeria. Është interesant fakti se deri në vitin 2016 pjesa e nëndheshme e Mauzoleut nuk ekzistonte në hartën kadastrale të kryeqytetit. Pas procedurave të sqarimit të pronësisë tani dhurimi i saj u bë i mundshëm. Bashkia shpreson se me funksionin e vet të ri këto ambiente do të tërheqin shumë turistë dhe adhurues të artit.
Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..
Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..
700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..