Qiproja akuzoi Turqinë se e shkel të drejtën ndërkombëtare
Presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis tha se Turqia e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke bllokuar një anije shpimi afër shtetit ishullor. Anastasiadis paralajmëroi se Nikozia do t’i marrë “masat e domosdoshme”. Bëhet fjalë për një anije të kompanisë energjetike italiane ENI, e cila ndodhet në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros. Turqia nuk i miraton sondazhet e tilla me argumentin, se ato nuk respektojnë të drejtat e turqve qipriotë, të lidhura me resurset natyrore pranë ishullit. Në rastin konkret Ankaraja reagoi duke dërguar anije luftarake, të cilat nuk lejuan vazhdimin e sondazheve. Sipas Turqisë disa pjesë të zonës pranë bregut të Qipros, që janë pjesë e ashtuquajturës Zonë Ekonomike Ekskluzive, ndodhen nën juridiksionin e Turqisë apo të turqve qipriotë.
Ushtria turke neutralizoi 1266 terroristë në Sirinë e Veriut
Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë shpalli se që nga fillimi i operacionit me emër “Dega e ullirit” në rajonin e qytetit Afrin të Sirisë Veriore, u neutralizuan 1266 terroristë. Vetëm gjatë së dielës së fundit janë vrarë 86 luftëtarë nga Njësitë Kurde për Mbrojtjen e Popullit, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, Partia e Bashkimit Demokratik dhe DAESH. Televizioni SNN-Turk njoftoi se gjatë veprimeve të djeshme ushtarake 11 persona nga ushtria turke kanë humbur jetë.
Në samitin e ministrave evropianë të turizmit në Sofje do të marrë pjesë edhe Ankaraja
Ministri i kulturës dhe turizmit i Turqisë Numan Kartulmush do të marrë pjesë në samitin e homologëve të tij nga BE-ja në Sofje më 13 shkurt. Në kryeqytetin bullgar zoti Kurtulmush do të shoqërohet nga përfaqësuesit e firmave prijëse turke në fushën e turizmit. Në samitin e ministrave do të diskutohen temat për tregun kinez, sigurinë e turizmit, sfidat e reja për këtë sektor gjatë vitit 2018 dhe lidhjen mes turizmit dhe rritjes ekonomike.
66% prej maqedonasve kërkojnë anëtarësi në BE, 64% - në NATO
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë e përkrahin anëtarësimin e shtetit të tyre në NATO dhe BE, tregon studimi i Institutit për Studime Politike në Shkup. 64.2% prej tyre përkrahin perspektivën evropiane të vendit, 66% dëshirojnë të bëhen pjesë prej NATO-së. 45.4 për qind prej të anketuarve besojnë se në të ardhmen e afërt marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, vetëm 15.5% e kanë mendimin e kundërt.
Një gazetar pohon se në Prishtinë ka pasur bisedime për ndarjen e Kosovës
Gazetari Berat Buzhala, i ciluat nga media maqedonase “Veçer”, pohon se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve të tjera ballkanike. Kjo është në lidhje me propozimin e Austrisë për autonominë e Kosovës së Veriut. Sipas Gazeta Express në këtë ndarje është përfshirë edhe Athina, sepse propozimin e ka miratuar edhe Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Kocias. Përsëri Gazeta Express informon se Kryeministri Haradinaj është kategorikisht “kundër” një skenari të tillë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..
Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..
Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..