Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – pjesëmarrëse në takimin e ministrave të vendeve-pjesëmarrëse në Koalicionin global për luftimin e DAESH-it

Foto: EPA/BGNES

“Suksesi i Koalicionit global tregon efikasitetin e përpjekjeve tona të përbashkëta” – deklaroi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Todor Stojanov në konferencën e ministrave të vendeve-pjesëmarrëse në Koalicionin global për luftimin e të ashtuquajturit “Shtet Islamik”, bëri të ditur Agjencia Telegrafike Bullgare. Në konferencë u shqyrtuan vizionet për moslejimin e riaktivimit të DAESH-it në Irak dhe Siri, si dhe mënyrat për përkrahjen e proceseve të stabilizimit, reintegrimit dhe rimëkëmbjes. Të gjithë ishin të mendimit se puna e Koalicionit nuk është mbaruar dhe ka nevojë për përpjekje vendimtare, koherente dhe të koordinuara për shpartallimin e plotë të DAESH-it.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD