Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesia e komunitetit mysliman shpreh shqetësimin e saj lidhur me “Marshin e Llukovit”

Foto: BGNES

Myslimanët në Bullgari shprehën pozitën negative dhe shqetësimet e tyre në lidhje me ashtuquajturin “Marshin e Llukovit”, që u zhvillua më 17 shkurt në Sofje.

Kjo është shkruar në pozitën e Kryesisë së komunitetit mysliman. Ngjarja është “një procesion i urrejtjes kundër grupeve të ndryshme fetare dhe etnike në vend. Komuniteti mysliman është kategorikisht kundër shfaqjeve të tilla të urrejtjes dhe jotolerancës”, thuhet në pozitën e shpallur.

Kryesia e komunitetit të myslimanëve u bën thirrje të gjitha institucioneve, partive politike dhe shoqërisë në përgjithësi për respektimin e standardeve të larta, vlerave morale dhe parimeve demokratike të një shoqërie bashkëkohore, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luftërat në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe problemet në Ballkanin Perëndimor janë kërcënime të sigurisë

Vazhdon tendenca drejt ndryshimit të rendit botëror, mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe favorizimit të imponimit të forcës ushtarake si mekanizëm për arritjen e qëllimeve politike. Kështu thuhet në raportin e vitit 2023 të Shërbimit..

botuar më 24-06-04 2.46.MD
Foto: Ministria e Shëndetësisë/BGNES

U zhvillua misioni i parë ajror i Qendrës Mjekësore Urgjente

Pas një sërë fluturimesh stërvitore, një ekip mjekësor nga Qendra për Shërbime Mjekësore Emergjente Ajrore përfundoi sot misionin e parë. Sinjali iu dha qendrës në orën 07:30, helikopteri u ngrit gjysmë ore më vonë dhe pasi ndaloi për..

rinovuar më 24-06-04 1.43.MD
Ivajllo Jabëllkarov

Mbi 3800 fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2023

3843 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar kufirin bullgar vitin e kaluar dhe që nga fillimi i vitit numri i tyre është 416, tha për BNR Ivajllo Jabëllkarov nga fondacioni "Misioni Krahë". Fëmijët vijnë kryesisht nga Siria dhe Afganistani dhe..

botuar më 24-06-04 11.48.PD