Mbi 40 muze regjionalë dhe kombëtarë dhe disa galeri nga mbarë Bullgaria do të paraqiten në “Sallonin e Muzeve”, i cili është i pari i këtij lloji. Ai do të zhvillohet në periudhën 3-5 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ku në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë do të prezantohet një seleksionim i posaçëm prej koleksioneve të muzeve dhe galerive. Ideja është që të mund të njihemi në një vend me veprimtarinë e institucioneve muzeore bullgare, të cilat kanë një rol kyç në popullarizimin e trashëgimisë së pasur historiko-kulturore të vendit tonë.
Ndër pjesëmarrësit në “Sallon” janë muze arkeologjikë, etnografikë, historikë, regjionalë, si dhe shtëpi-muze nga Sofja, Plovdivi, Ruse, Bllagoevgrad, Smoljan, Pernik, Vraca, Karllovo etj. Vepra të veta do të paraqitin edhe Galeria Kombëtare e Arteve Figurative, Galeria e Qytetit për Artet Figurative “Boris Georgiev” në Varna, si dhe Galeria e Arteve Figurative në Ruse. “Salloni i Muzeve” është pjesë e programit zyrtar kombëtar të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le..