Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë zbuluan mbeturina të bimëve të moshës mbi 85 mln vjet

Foto: BTA

Studimet e deritanishme në rajonin e kepit Hana, i cili është 12.5 km larg Bazës Antarktike Bullgare “Shën Klementi i Ohrit”, nuk janë kaq të thelluara si ato të ekspeditës së tanishme bullgare në kontinentin e akullt. Gjeologët bullgarë zbuluan në territorin më veriore pa borë dhe akull shumë fosile bimore të moshës rreth 86 mln vjet. Ato janë ruajtur në ranore të gjelbra me strukturë delikate.

Koleksioni i ri i fosileve do të studiohet në Muzeun e Paleontologjisë dhe Gjeologjisë Historike pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Shkencëtarët shpresojnë që të hedhin më shumë dritë mbi superkontinentin e lashtë Gondvana. Në të kaluarën e larët Antarktida e sotme ka qenë pjesë e tij. Atje, ku tani është mbulesa e akullt, dikur ka pasur bimësi gjithmonë të blerta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD