Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Bozhkova: Folklori më hapi sytë për përsosmërinë

Gjeni i trashëguar muzikor dhe tradita vendore folklorike magjepsën këngëtaren Elena Bozhkova që në fëmijërinë në fshatin e lindjes Resillovo, rajoni i qytetit Dupnica të Bullgarisë Perëndimore. Dashuria dhe besnikëria ndaj këngës origjinale të shopëve i caktuan asaj lavdinë e njërës prej këngëtareve më të mira të kësaj krahine folklorike bullgare.

Përvojën korale Elena Bozhkova e grumbulloi në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin hyri në vitin 1972. Ajo është njëra prej atyre këngëtareve zëëmbla, të cilat kontribuuan për përhapjen e lavdisë së folklorit bullgar anë e mbanë botës. Ansambli Vokal i Grave të Radios Kombëtare Bullgare fitoi popullaritet pasi në vitin 1986 në tregun muzikor doli disku i dytë i producentit zviceran Marsell Selie “Misteri i Zërave Bullgarë”. Në vitin 1990 ky disk fitoi “Grami” ndërsa në vitin 1997 Marsell Selie lejoi që kori të marrë këtë emër. Me këtë kor Elena Bozhkova ka dhënë koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës dhe Amerikës.

Vet këngëtarja kujton, se i nevojitej shumë punë, krahas talentit që posedonte, për të filluar të këndojë si interpretueset etalon të Ansamblit – Nadexhda Hvojneva, Ollga Borisova, Kremena Stançeva, Kalinka Vëllçeva.

Elena Bozhkova është mbajtëse e një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare: medalje të artë të Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës Popullore të Radios së Bratislavës (1981), dekoratën e Festivalit “Danubi, Danubi blu” – Novi Sad (1986), fletë nderi të Ministrisë së Kulturës (2004), urdhrin “Stara Pllanina” (2008), e shumë të tjera. Përvoja e grumbulluar në korin “Misteri i Zërave Bullgarë”, arsimi i lartë mbaruar në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” – Bllagoevgrad, sot i ndihmojnë shumë në punën e saj në vatrat e kulturës. Prej vitesh këngëtarja udhëheq grupe amatore artistike në Sofje dhe në disa prej lagjeve të kryeqytetit.

Vet ajo pranon, se ka shumë interesa, prandaj kërkimet e saj janë të pafundme. “Përfitova nga përvoja e dirigjentëve Krasimir Kjurkçijski, Dora Hristova, Dimitër Dinev, Georgi Genov, Stefan Mutafçiev, me të cilët kam punuar gjatë viteve të karrierës sime si këngëtare. Përvojën e tyre e aplikoj si dirigjente e grupeve amatore artistike “Çubriçançe” pranë Vatrës së Kulturës “Dobri Çintullov” në Sofje, “Çuçuligi” në lagjen Vrazhdebna, Grupit të Burrave nga lagja Kurillo, “Omajni Gllasove” nga lagja Novi Iskër – rrëfen këngëtarja dhe vazhdon: – Me nxënësen time të rritur Polina Paunova marrin pjesë në projektin “Divi Gllasove” (“Zëra të egër”). Librat të cilët i shkrova janë të frymëzuara nga dashuria ime ndaj folklorit. Deri tashti u botuan gjashtë prej tyre: “Dashuri”, “Nëna”, “Me pulsin e Misterit të Zërave Bullgarë”, “Midis Zotit dhe zjarrit”, “Zhabina”, “Muzika e egër e Shopllukut”. Jam duke përgatitur një manual për këngëtarë, të cilët punojnë në mënyrë më intensive me zërin e tyre.”

Edhe më sot Elena Bozhkova me emocion kujton një koncert në të hapur me korin “Misteri të Zërave Bullgar” në Torino të Italisë.

Ky ishte një koncert unik të cilin e dhamë në një shesh në Torino. Këngëtaret e korit ishim në një ballkon në katin e tretë të një godine në qendrën e qytetit. Ne këngëtaret qëndruam në një distancë përafërsisht 6 metra njëra nga tjetra. Dirigjentja jonë Dora Hristova drejtonte interpretimet tona nga sheshi. Megjithëqë distanca midis neve ishte e madhe arritëm të realizojmë një koncert të mrekullueshëm. Ishim si engjëj të cilët këndojnë nga qielli. Tingujt e interpretimeve tona ishin si një reshje kozmike mbi publikun, i cili  nuk pushonte të duartrokiste. Për këtë koncert na propozuan plejbek, por ne refuzuam, sepse kudo që të japim koncerte këndojmë. Më pëlqen atë, të cilën e bëj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD
Tanja Dimitrova me bashkëshortin e saj Dimitër Dimitrov dhe djalin e tyre 2 vjeçar

Tanja Dimitrova, SHBA: Kemi nevojë të mbajmë gjallë shpirtin bullgar brënda vetes

Kur arrin të përmbushësh ëndrrën e fëmijërisë dhe të ndërtosh, duke ruajtur rrënjët bullgare përtej oqeanit, kënaqësia vjen si një dhuratë. Tanja Dimitrova është një valltare profesioniste dhe koreografe e përkushtuar, e cila arrin të ndezë dashurinë për..

botuar më 23-12-04 7.05.PD
Ansambli Folklorik

Një ekspert softuerësh ruan dhe zhvillon traditat e një prej ansambleve folklorike bullgare më të vjetra në Gjermani

Ashtu si shumë vende të tjera evropiane, edhe Bullgaria ka qindra mijëra qytetarë të saj që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë vendit. Përgjithësisht, mund t'i ndajmë në dy lloje - emigracion i vjetër dhe i ri. Arsyet për të përfunduar jashtë vendit,..

botuar më 23-11-30 7.10.PD