Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje në Vidin me Volen Antovin

БНР Новини

Qyteti Vidin u themelua si një kështjellë keltësh me emrin Dunonia gjatë shekullit III para Krishtit. Romët e pushtuan dhe e forcuan në shekullin I, kurse vendbanimi romak mori emrin Bononia. Gjatë Mesjetës, tashmë me emrin Bdin, ai hyri në kufijtë e Bullgarisë gjatë themelimit të saj nga hani Asparuh (681-701). Sot qyteti danubian ruan trashëgiminë e vet kulturore dhe historike, që na tregon për epokën romake, Mesjetën bullgare, periudhën osmane dhe Bullgarinë pas Çlirimit. Ciceroni ynë në Vidin është Volen Antov. Shëtitja jonë fillon nga kështjella – emblemë e qytetit “Gjysha Vida”.

Kjo është kështjella e Mesjetës e ruajtur më mirë në Bullgari. Nuk ka asnjë kështjellë tjetër në trojet tona, e cila të ngjajë kaq shumë me arkitekturën e shekullit të XIV. Përveç kësaj nga ky vend shtrihet një pamje e mrekullueshme drejt lumit Danub”, na tregon Volen.

Снимка

Që nga ky vend nisemi për në Parkun pranë lumit Danub, ku ka disa godina – emblema të qytetit.

Parku afër Danubut

Ndër to janë Mitropolia e Vidinit, një postë e vjetër turke dhe një xhami, e ndërtuar nga udhëheqësi i Vidinit Osman Pazvantoglu (1793-1807), i cili e shpalli vetveten të pavarur nga sulltani dhe zhvillonte një politikë më vete.

Xhamia e ndërtuar nga Osman Pazvantoglu

Kjo është xhamia e vetme në botë, e cila në vend që të ketë një gjysmëhënë ka një zemër të kthyer prapa, ndoshta si shenjë dashurie e Pazvantoglusë ndaj familjes së tij. Një godinë interesante në Parkun pranë lumit Danub është sinagoga, shton cicëroi ynë. 

Sinagoga

Sinagoga daton që në fundin e shekullit të XIX. Në atë kohë në qytet kishte një bashkësi të konsiderueshme hebraike. Pas Luftës së Dytë Botërore shumica e kësaj bashkësie u largua nga qyteti. Fati i sinagogës, e cila është e dyta për nga madhësia në vend pas asaj të Sofjes, është e trishtuar. Për një kohë të shkurtër ajo u shndërrua në depo dhe pas kësaj u braktis. Dhe kështu deri më sot. Mirëpo, tani ka shpresë për të ardhmen e saj, sepse para pak kohe bashkësia hebraike ia dorëzoi pronësinë bashkisë dhe sinagoga mund të kandidojë për projekte për restaurimin e saj.” 

Stamboll Kapia – porta kryesore e kështjellës

Pika tjetër e shëtitjes sonë në Vidin është sheshi qendror, ku mund të shihet porta e dikurshme kryesore e Kështjellës së Vidinit. Pas kësaj vizitojmë katedralen “Shën Dhimitri i Selanikut”, të ndërtuar në vend të një kishe prej druri nga shekulli XVII.

Mauzoleu i Ekzarkut Antim I dhe katedralja “Shën Dhimitri i Selanikut”

Gjatë shekujve të Mesjetës qyteti ishte një qendër e rëndësishme transiti të mallrave drejt Evropës. Sot në Vidin ka disa vende, të cilat na rikujtojnë për atë periudhë:

Depoja e Venecias

Qyteti ka pasur lidhje me Republikën e Venecias” – na tregon Volen. – Edhe sot e kësaj dite ruhet vendi i njohur si Depoja e Venecias. Këto ishin dhoma nën dhe afër Kështjellës së Gjyshes Vida. Atje nuk kishte aspak ujë dhe mallrat ishin mbrojtur mirë nga përmbytjet.” 

Varri i Osman PazvantoglusëSi çdo një qytet, edhe Vidini i ka thesaret e veta. “Njeriu mund t’i shohë pasi devijohet nga itinerari kryesor turistik”, vë në dukje Volen Antov. Të tilla janë një pjesë e ruajtur shumë mirë e murit të kështjellës, që ndodhet jo shumë afër qendrës së qytetit, disa monumente interesante nga epoka osmane, që ndodhen jashtë kufijve të kështjellës së vjetër, si dhe varri i Osman Pazvantoglusë. 

Fakti se qyteti ka pasur kontakte me Evropën Qendrore dhe Perëndimore nëpërmjet Danubit ripohohet nga arkitektura e qytetit. Sidomos në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX Vidini, krahas qyteteve të tjera pranë Danubit, mund të quhet “importues” i arkitekturës evropiane në të gjitha trojet bullgare. Duke udhëtuar në Evropë tregtarët “huazonin” ide evropiane dhe kështu u formua arkitektura, e cila imitonte atë të Evropës Perëndimore në atë periudhë, na shpjegon Volen Antov.

Снимка

Vetë ai është një njeri i ri. Ai lindi në Vidin dhe në një periudhë të jetës së vet kishte karrierë të suksesshme në Sofje. Megjithatë Volen vendosi të kthehet në qytetin e lindjes. Pyetjes se pse preferoi të kthehet, ai iu përgjigj se mund të kesh të ardhme kudo, por duhet të kesh dëshirë për këtë dhe qëllime para vetes. “Është më lehtë të shkosh në qytetin e madh. Mirëpo, unë jam mësuar me jetën në Vidin. Unë ndihem mirë këtu dhe nuk dua të largohem” – thotë Volen dhe shton:

Sot të gjithë e përmendin Vidinin si rajonin më të varfër të Bashkimit Evropian. Kjo është kështu, por ky qëndrim kontribuon për krijimin e imazhit të keq të qytetit. Kjo nuk duhet të jetë karakteristika e tij kryesore. Vidini e ruan atmosferën e shumë epokave të kaluara dhe është një destinim shumë atraktiv."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Wikipedia, opoznai.bg dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD