Sot shënohet zyrtarisht përvjetori i 75 i shpëtimit të rreth 50 000 hebrenjve bullgarë nga dërgimi i tyre në kampet naziste të vdekjes. Para monumentit të Shpëtimit në qendër të Sofjes u zhvillua një ceremoni solemne. “Jemi të detyruar të mbajmë mend heroizmin e bullgarëve të guximshëm. Ata kanë kryer një vepër, për të cilën popujt e tjerë nuk kanë pasur kurajë dhe dinjitet” – nënvizoi në ceremoni Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Todor Çobanov.
Ndër aktivistët më të shquar në shpëtimin e hebrenjve në Bullgari janë deputeti Dimitër Peshev, Mitropoliti i Sofjes Stefan I, Mitropoliti i Plovdivit Kiril, si dhe liderët e disa organizatave profesionale, ndër të cilat ato të shkrimtarëve, artistëve, avokatëve, mjekëve, tregtarëve.Qeveria e përkohshme ka miratuar një kontratë ndërkombëtare për blerjen e raketave antitank Javelin në kuadër të Programit të SHBA për shitje të jashtme ushtarake. Vendimi i propozon Kuvendit Kombëtar që të ratifikojë marrëveshjen me ligj. Dokumenti do të..
Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..
Pasi u bë e qartë se kabineti i ri i propozuar do të ishte një koalicion i GERB-SDS, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), i nominuari për kryeministër Rosen Zheljazkov shpjegoi se përgjegjësinë politike do ta mbajnë të gjithë..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme..