Sipas të dhënave të përafërta më se 6 milion bullgarë, duke përfshirë edhe fëmijë nga martesa të përziera, jetojnë jashtë Bullgarisë. Këtë e tha në një intervistë për gazetën “Trud” kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev. Popullsi bullgare ka në territorin e Greqisë Veriore. Në Shqipëri jetojnë nga 150 deri në 500 mijë veta me prejardhje bullgare, në Kosovë – nga 60 deri në 200 mijë, në Rumani – nga 50 deri në 200 mijë, në Ukrainë përafërsisht 210 mijë veta zyrtarisht u regjistruan si bullgarë gjatë regjistrimit në vitin 2002. Në SHBA bullgarët janë më se 200 mijë veta. Sipas informacionit jozyrtar të dikastereve të ndryshme bullgare nga 2.3 deri në 3 milion veta e braktisën Bullgarinë pas vitit 1989. Grupi tjetër i bullgarëve janë ata të cilët emigruan në gjysmën e parë të shekullit XX. Në të hyjnë përafërsisht 50 mijë njerëz me prejardhje bullgare në Argjentinë. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostatit nga viti 2011 në botë jetojnë 1 023 248 njerëz të lindur në Bullgari, saktëson gazeta “Trud”.
Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..