Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Kosovën Bullgaria është partner rajonal dhe euro-atlantik

Një intervistë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje Shkëlqesinë e Tij z. Shpend Kallaba

БНР Новини
Foto: Jordanka Ivanova

Pasi kremtuam përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 20 mars kemi akoma një përvjetor tjetër me rëndësi – këtë herë për marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ana e Bullgarisë. 10 vjet më vonë Shkëlqesia e Tij z. Shpend Kallaba, Ambasadori i RKS-së në Sofje, dha një intervistë të detajuar për raportet dypalëshe në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Që kurse Bullgaria ka njohur Pavarësinë e Kosovës (20 mars 2008) e deri më sot dy republikat kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme: ekonomi, politikë, energjetikë, transport, arsim, turizëm etj.




Për Kosovën Bullgaria është partner rajonal dhe euro-atlantik. Ne i jemi mirënjohës Bullgarisë për rolin e saj proaktiv dhe kontributin, që e kanë dhënë shumë ushtarë, policë bullgarë, ekspertë e diplomatë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe misioneve të huaja – tha Ambasadori Kallaba dhe vazhdoi:

Trendi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik shënon rritje. Problemi kryesor nga ana e Kosovës mbetet mungesa e lëvizjes së lirë për shkak të vizave bullgare. Ka interes nga kompanitë bullgare të investojnë në Kosovë. Së shpejti do të mbajmë dhe Forumin ekonomik mes dy vendeve në Sofje. Po ashtu, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në, Kosova po bëhet një vend i sigurt për investimet e huaja, me një rritje konstante të zhvillimit ekonomik vjetor prej 4%. Kjo është rritja më e lartë në rajon.  Produktet bullgare janë të mirëpritura nga qytetarët e Kosovës.

Për sa i përket përkrahjes së Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës, zoti Shpend Kallaba është i mendimit se Bullgaria po luan një rol të rëndësishëm, duke përshpejtuar proceset integruese në Ballkanin Perëndimor. Por duhet nënvizuar se Kosova është vendi më pro-evropian në Ballkan me besueshmërinë më të madhe në perspektivën e anëtarësimit në BE (pothuaj 90% e popullatës). Samiti i liderëve shtetërorë në maj, që do të mbahet në Sofje, është përcaktues për të ardhmen e rajonit. Në zgjidhjen përfundimtare të problemeve ndërshtetërore në raport me Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë të punojmë më shumë si rajon.  Duhet marrë shembullin e shteteve të Vishegradit, apo edhe atyre baltike. Kosova është pjesëmarrës konstruktiv dhe proaktiv në tërë këtë proces – tha zoti Kallaba.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD