Projektet të cilët kontribuojnë për afrimin ekonomik dhe social midis regjioneve të BE-së duhet të mbeten prioritet në politikën e investimeve të BE-së. Kjo theksohet në një rezolutë miratuar nga Parlamenti Evropian. Përveç financimit me prioritet nga BE-ja, ato rajone kanë nevojë edhe për strategji, të cilat t’i japin perspektivë popullsisë. Eurodeputeti bullgar Georgi Pirinski tha, se në Evropë ka 47 rajone në prapambetje me papunësi të lartë, me varfëri, me përjashtim social dhe me pak investime. Rajonet në fjalë janë në tetë shtete të BE-së dhe ndahen në rajone me produkt të brendshëm bruto, i cili i afron atij të mesëm të BE-së, por me rritje të vogël (në Itali, Spanjë, Greqi, Portugali), dhe rajone me produkt i ulët i brendshëm, por me rritje të mirë (Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni). Pothuajse çdo banor i gjashtë i BE-së jeton në një rajon në prapambetje (83 milion veta), prej të cilëve 32 milion në rajone me të ardhura të ulëta dhe 51 milion – në rajone me rritje të vogël.
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të..