“Lufta kundër terrorizmit krijoi terrorizëm”, deklaroi në Sofje regjisori Wim Wenders, President i Akademisë Evropiane të Filmit. Ai ishte mysafir dhe lektor në edicionin e 22 të Sofia Film Fest.
Para publikut bullgar regjisori paraqiti projektin e tij ambicioz “Zhytje” (“Sumbergence”). Njëri prej protagonistëve pasqyron aktivitetin e Al Kaidës në bregdetin afrikan, duke u paraqitur si ekspert për gjendjen e furnizimeve ujore. Në lidhje me subjektin e filmit Wenders shpjegoi se e respekton shumë islamin dhe se ka shumë miq myslimanë. Pikërisht për këtë shkak ai mendon se në veprat e terroristëve nuk ka aspak dinjitet. “Thënë sinqerisht nuk mendoj se në kohën e sotme do të kishte një problem kaq të madh me islamikët radikalë dhe grupazhet e tyre, në qoftë se ata nuk ishin përgatitur kaq mirë nga politika dhe veprimet amerikane”, shtoi regjisori. Ai bëri të ditur se gjatë pranverës së vitit 2019 bota do të shohë dokumentarin e tij të ri “Njeriu i fjalës”, ku Papa Frani ndan disa mendime të tij të rëndësishme.
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të..