Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zheço Stankov: Bullgaria do të kërkojë mënyra për pakësimin e varfërisë së energjisë përmes projekteve për kursimin e energjisë

Foto: BGNES

Varfëria e energjisë dhe ndotja e ajrit janë temat kryesore të konferencës regjionale, organizuar nga Rrjeti për Efikasitet Energjetik “EkoEnergjia”. Ngjarja është pjesë e programit të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Bullgaria do të kërkojë mënyra për pakësimin e varfërisë së energjisë të njerëzve përmes projekteve për kursimin e energjisë, deklaroi në forum Zheço Stankov, zëvendës-ministër i energjetikës. Ai shtoi se akoma po punohet mbi definicionin për "varfërinë e energjisë".

Qëllimi i masave për efikasitet energjetik është sigurimi i një standardi më të lartë për jetesë. Masat afatshkurtra janë ndihmat direkte për pagimin e llogarive të familjeve. Por më të rëndësishme janë masat afatgjata, të drejtuara drejt pakësimit të konsumit. Bullgarët, të cilët nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme në shtëpitë e tyre, janë afro 40%. Kjo përqindje është më e larta në Bashkimin Evropian ku njerëzit e tillë janë mesatarisht 8%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD