Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Centrali Atomik Elektrik “Belene” nuk duhet të jetë prioritet për qeverinë, mendojnë ekspertë

Foto: BGNES

Qeveria nuk duhet të nxitojë me projektin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Kjo theksohet në një letër të ish ministrit të energjetikës Trajço Trajkov, të ish deputetëve dhe të ekspertëve energjetikë, dërguar institucioneve.

Autorët theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit të energjetikës bërthamore në Bullgari, por në radhë të parë duhet të analizohet se si ky proces do të ndikojë mbi konsumatorët, industrinë dhe në ç’shkallë iu përgjigjet kërkesave dhe parimeve evropiane për zhvillimin e kësaj fushe. Aktualisht bëhen prova për ristartimin e këtij investimi, sepse Kompania Kombëtare Elektrike pagoi shumë para dhe tani disponon një pjesë prej pajisjeve. Mirëpo kjo përbën vetëm 10 për qind prej buxhetit të domosdoshëm për ndërtimin e centralit.

Sipas specialistëve prioritet për qeverinë në momentin e tanishëm duhet të jetë puna e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” deri në vitin 2040 dhe pas kësaj, si dhe shfrytëzimi afatgjatë të centraleve elektrike që punojnë me qymyrgur. Pajisjet e blera për centralin e dytë atomik sipas autorëve të letrës mund të rishitet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD