Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi memorial “Bratska Mogilla” në Plovdiv ngjan shumë me një kodërvarr trak

Foto: bg.wikipedia.org

Kompleksi memorial “Bratska Mogilla” në Plovdiv të hapë dyer si një panteon trak dhe një qendër e artit monumental – këtë e propozoi para disa ditësh para fondacionit “Plovdivi 2019” Dimitër Pampullov, një figurë e shquar publike në Plovdiv. Vendi është shumë i njohur në qytetin e Plovdivit, i cili është duke u përgatitur që të bëhet  Kryeqytet Evropian i Kulturës gjatë 2019-ës. Monumenti është i mbyllur me disa katinarë që prej afro 28 vitesh, por para vitit 1989 atje çiftet martesore vendosnin kurora menjëherë pas lidhjes së martesës. Brenda ruheshin skulptura unikale, plot gurë dhe bronz, një pjesë e madhe prej të cilave u vodhën. Për rimëkëmbjen e monumentit ngulnin këmbë që prej shumë kohe arkitekti Ljubomir Shinkov – autori i projektit të kompleksit. Dëshira e tij dhe e krijuesve të tjerë që morën pjesë në krijimin e projektit në vitin 1974, është që të realizohet ideja fillestare, domethënë memoriali të rikrijojë historinë heroike të Bullgarisë në luftimin kundër zgjedhës turke, Betejën në majën Shipka gjatë Luftës Ruso-Turke, Luftën e Dytë Botërore, dhe jo vetëm Lëvizjen e Partizanëve.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD