Të suksesshëm janë 3 muajt e parë nga Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, sipas ministres së resorit Liljana Pavllova. Përpara Komisionit parlamentar mbi çështjet evropiane ajo llogariti arritje në dobi të të gjithë qytetarëve evropianë. 100 ngjarje nga të gjitha 324 të parashikuarat në kalendarin e Presidencës Bullgare janë të zhvilluar për 3 muajt e parë në Sofje, me pjesëmarrjen e afro 10 000 delegatëve. Ekspertët tanë në Bruksel punojnë me këmbëngulje rreth programit legjislativ, janë të zhvilluar 700 mbledhje të organeve të punës të Këshillit të Bashkimit Evropian, përgjithësoi Liljana Pavllova. Kemi arritur një përparim në debatin mbi ruajtjen e politikës së kohezionit në buxhetin e ri evropian, mbi reformën e sistemit të përbashkët evropian i azilit dhe mbi tema të tjera të rëndësishme.
Duke plotësuar prioritetin kryesor të Presidencës Bullgare - perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor – punohet me ngulm për përgatitjen e Samitit gjatë muajit maj, gjatë kohës së të cilit do të pranohet deklarata e Sofjes me projekte dhe angazhime konkrete të vizituara qartë. Gjatë kohës së Presidencës Bullgare deri në këtë moment janë pranuar tekstet përfundimtare mbi regjistrimet e rëndësishme si: rregullore për klimën, direktivat për efikasitet energjetik të godinave, për mbeturinat, rregullore për bllokimin gjeografik gjatë onlajn blerjeve e të tjera. “Me datë të sotme, kur Presidenca Bullgare është në mesin e vet, mund të them se, interesi ndaj vendit tonë dhe veprimtarisë sonë si një kryetare e rotacionit është i madh”, nënvizoi Pavllova. Ajo saktësoi, se për 2 muajt e parë janë llogaritur pothuajse 18 000 materiale në mediat, të lidhura me presidencën, nga të cilët vetëm 5.6 % janë negative. Priten dhe 1000 medie të akredituara ndërkombëtare në Takimin e Nivelit të Lartë në Sofje më 16-17 maj. Janë regjistruar mbi 40 mijë shikime të drejtpërdrejta të mbledhjeve bazë nga Presidenca Bullgare. Një fakt pozitiv është se, kryesisht njerëzit midis 25-34 vjeç e shikojnë onlajn portalin e presidencës.
Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..
Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..
Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev siguroi se qeveria e përkohshme do të bëjë gjithçka që të mos ketë praktika që pengojnë drejtësinë e..
Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë..